E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apelet për dorëheqje, Rama: Të tjerët mund të nguten, mua nuk më lejohet

TIRANË -
PS deklaroi sot se do ta pranoje rezultatin e zgjedhjeve vetem nese pranohet e drejta ligjore per te bere transparencen e kutive te Beratit, Tiranes dhe Shkodres.
"PS siguron Berishen se nese nuk do te lejoje hapjen e kutive do te zgjedhe rrugen per te qendruar shume shkurt ne karrige", tha kryetari Rama.

Ai iu pergjigj ashper edhe Berishes i cili nje dite me pare i kerkoi bashkepunim per reformat ne vend.
"Sali Berisha duhet ta harroje bashkepunimin e mundshem me PS nese qendron ne ate karrike me mandate te grabitura permes uzuprimi tte KQZ-se. PS do te jete pengese per te dhe nusen e tij te re qe i solli 83 mije vota te majta. Koalicioni PD-LSI eshte me i turpshmi dhe me imorali ne histori', tha Rama.

I pyetur per zerat brenda PS per largimin e tij nga drejtimi, si Blushi apo Malaj, Rama u pergjigj: "Une jam Kryetari i Partise Socialiste, e cila nga zgjedhjet e 28 qershorit doli forca me e madhe ne vend. Une i kam te qarta detyrimet dhe radhet e punes time. Sot detyrimi dhe radha e punes kerkon qe une dhe Partia Socialiste te jemi ne kete pozicion, qartesisht te vendosur dhe te hapur perpara publikut, per te mos lejuar qe ajo qe ndodhi ne 28 qershor, te perfundoje me grabitjen e mandateve tona dhe me asgjesimin e nje te drejte qe ne na i jep ligji zgjedhor. Te tjeret mund te nguten, por mua kjo nuk me lejohet".

********


Berisha: Qeveria PD-LSI me 14 ministri. Rama, të japë dorëheqjen


dt.17 korrik

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se bashkëqeverisja PD-LSI do të jetë më e mira që kanë parë shqiptarët ndonjëherë sepse paraprakisht është rënë dakord për pozicionet dhe reformat. Po kështu Berisha tha se i kam bërë ftesë edhe kreut të PBDNJ-së të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, ndërkohë që ky i fundit, sot deklaroi se "kërkoj qeveri teknike dhe nuk shkoj djathtas".

Në një konference për shtyp sot pasdite në selinë e Kryeministrisë, Berisha u shpreh se "unë kam folur me Ilir Metën dhe nuk ka asnjë ngutje për të ndarë karriget, sepse demoralizohet administrata, por unë garantoj se ne do të qeverisim shumë mirë bashkë pa hatërmbetje". Ndërkohë, ai shtoi se "nuk do të shtohet numri i ministrive për të kënaqur orekset e koalicioneve, pra do të mbeten 14 poste ministrore".

Berisha la të kuptohej se edhe Dule mund të shkonte me të. "Unë i kam thënë Dules të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, madje kur ai vendosi të ikte i thashë që je i lirë të kthehesh kur të duash", u shpreh Kryeministri.

Gjatë daljes së tij për mediat, Berisha nuk iu përgjigij drejpërdrejt intersit të gazetareve se cilat poste do ti linte Ilir Metës në qeveri. Ai tha se "ne do të flasim për këtë çështje më vonë sepse Kushtetuta thotë se Parlamenti do të mblidhet më 4 shtator dhe deri më 10 shtator kur formohet qeveria ka kohë. "Por një gjë duhet të kuptoni se nuk do të ketë mosmarrëveshje me Metën, sepse në parim kemi rënë dakord për shumë gjëra. LSI ka prioritet të programit të saj integrimin dhe punësimin si dhe luftën kundër korrupsionit, kështu që shumë mirë ajo mund të zbatojë programin e saj që është i ngjashëm me tonin, në qeverinë e re", tha ai.


Mandati i 9 i PS në Fier, i pamerituar

Në konference Berisha foli edhe për rezultatet e shpallura nga KQZ. "Duke iu referuar njerëzve të mi në KQZ, të cilëve iu besoj them se mandati i i 9 i Fierit është i pamerituar. "Ata më kanë shprehur bindjen se mandati u spostua për 152 vota, të cilat në fakt ishin vota të pavlefshme, ata kanë vendosur ti drejtohen Kolegjit Penal dhe unë i mbështes", tha ai. Bëhet fjalë për dy kutitë e qendrës së votimit të Libofshës, që u numëruan në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas ankimit të PS-së, për parregullsi.


Zgjedhjet më të mirat, por standartet s'u arritën

"Si pjesë e standarteve vlerësoj kamerat digjitale në qendrat e numërimit, punën profesionale të KQZ dhe votimin me karta identiteti. Nuk mund të them se i arritëm standartet, por mund të them se janë bërë zgjedhjet më të mirë në vend", tha Berisha.

Ndërsa shtoi se "mendoj se kishte probleme me numërimin, me afatet. Duhet të kishte më shumë qendra numërimi. Në disa raste komisionetrët e qendrave të votimit nuk janë sjellë siç duhet, ka patur edhe konflikte, por këto ndodhin edhe në vendet më demokratike të Europës".

Ai ka falenderuar shqiptarët dhe sidomos të rinjtë për pjesëmarrjen në votime. Falenderoj edhe vëzhguesit e huaj dhe ato të shoqërisë civile që monituruan zgjedhjet, dhe mbi të gjitha Policinë e Shtetit që ishte në lartësinë e duhur dhe nuk pati asnje ankesë për të".

Sipas Kryeministrit, Rama është politikani i shanseve të humbura dhe duhet të ishte dorëhequr. "Me opozitën Parlamentare unë do të bashkëpunoj sado që deputetët e saj në fillim nuk do të jenë bashkëpunues për shkak të humbjes. Por më pas opozita do të jetë solide, sepse është forcë e madhe, votuesit çuan një opozitë të madhe në Parlament", tha Berisha.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›