E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet Regency Casino. Makinat e lojërave, jashtë standarteve

Njësia e mbikqyrjes së lojrave të fatit, gjatë një aksioni ka bllokuar mesditën e së premtes kazinonë e vetme në Shqipëri, Regency Casino, pranë kompleksit Tajvan në kryeqytet. Mungesa e certifikimit dhe përmbushjes së standarteve të reja, për këto lojra, që cënojne portofolin e lojtarëve që marrin pjesë në to, kanë detyruar inspektorët e njësisë së mbikqyrjes së lojrave të fatit të plotësojnë procesverbalet dhe të rrethojne me shirita të kuq 75 makineri elektronike të kësaj kazinoje, duke i nxjerrë kështu ato përfundimisht nga përdorimi.
Specialistë nga kjo njësi mbikëqyrëse, sqarojnë se në 15 korrik të këtij viti, skadoi edhe afati 6 mujor gjatë të cilit sipas ligjit të ri për këtë lloj aktiviteti, duhej të përfundonte certifikimi i të gjitha makinerive elektronike në kazino apo në sallat e lojrave të fatit në të gjithë vendin. Por aktualisht janë certifikuar vetëm 3 mijë makineri elektronike, ndërkohë që në të gjithë vendin, ka rreth 6 mijë të tilla. Pra gjysma e makinerive elektronike ekzistuese është jashtë parametrave të kërkuara dhe me ligj, duhet të dalin nga qarkullimi. Për këtë qëllim njësia mbikëqyrëse e lojrave të fatit ka nisur një aksion të gjerë në shkallë vendi, për bllokimin dhe më pas shkatërrimin e makinerive të padeklaruara apo që nuk përmbushin standartet.
Makineritë elektronike që u shkatëruan, ishin sekuestruar vetem dy ditët e fundit në Tiranë dhe Shkodër. Specialistët e njësisë mbikqyrëse sqarojnë se certifikimi i makinerive elektronike ka të bëjë me një sërë kushtesh teknike, të cilat mbi të gjitha i ofrojnë lojtarit mbrojte maksimale, ndaj çdo forme të abuzivizmit nga zotëruesi i makinerive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›