Burgu i grave, zhvillon aktivitete sportive
Institucioni i vuajtjeve të vendimeve penale “Ali Demi” zhvilloi një aktivitet sportiv me pjesmarrjen e ekipit fitues të të rejave të Partizanit në volejboll. Nën kujdesin e Drejtoreshës së Burgut dhe Shefes së Sektorit Shoqëror pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Myfarete Laze, aktiviteti kishte si synim, zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë, si dhe vetëbesimit te gratë në konflikt me ligjin. Sipas Lazes aktivitetet sportive por edhe ato kulturore, do të vazhdojnë të jenë një pjesë e pandarë e axhendës së Drejtorisë së Burgjeve.