E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj, gazetat pasqyrojnë deklaratën për kandidaturën

Edhe njëherë televizioni "Ora News" është shndërruar në ekranin ku flasin protagonistët kryesorë të politikës dhe ku ka gjithmonë lajm. Në vazhdën e kësaj, intervista e deputetit socialist Arben Malaj dhe shpallja e kandidatures për kryetar të Partisë Socialiste në studion e lajmeve të televizionit "Ora News" është përdorur nga shtypi i shkruar si lajmi kryesor. Gazetat më të mëdha në vend, gazeta "Panorama", gazeta "Shqip", "Korrieri" dhe "Tirana Observer" kanëe vendosur në faqen e parë deklaratat që Arben Malaj ka bërë në "Ora News", për garën brenda PS-së për pasardhësin e Edi Ramës.
"Malaj: Rama të lejojë garën për kreun e PS-së " është titulli i faqes së parë të gazetës "Panorama". Më pas në shkrim gazeta "Panorama" citon se anëtari i kryesisë së PS-së shpalli kandidaturën për postin e kreut të partisë në televizionin "Ora News"."PS, Malaj: Do të garoj për postin e kryetarit", është titulli që ka përzgjedhur gazeta "Shqip" duke iu referuar intervistës së Arben Malaj për tv "Ora News". Një tjetër titull i përzgjedhur nga kjo gazetë është deklarata e Malajt se mandati i Edi Ramës ka përfunduar.
Edhe gazeta "Korrieri" ka përzgjedhur shpalljen e kandidaturës së Arben Malajt për kryetar partie si titull kryesor. "Malaj: Në momentin e duhur do kandidoj për kryetar të PS", është titulli i gazetës "Korrieri".Gazeta "Tirana Observer" në faqen e parë ka vendosur deklaratën e Malajt referuar mandatit të Edi Rames si kryetar. "Arben Malaj: Edi Ramës i ka mbaruar mandati në krye ëe anëtari i kryesise së PS-së, Arben Malaj dhe për televizionin "Ora News".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›