Vret me thikë një të ri, plagos katër
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë qytetin e Vlorës. Agim Bubeqi ish-lojtar i Flamurtarit ka vrarë një 26-vjeçar me thikë dhe ka plagosur dhe 4 persona të tjerë. Gjithçka ka ndodhur në një lokal në lagjen “Isa Boletini”. Viktima dhe katër të plagosurit kanë qenë në lokal, kur pas një debati me autorin ky i fundit ka marrë një thikë në shtëpi dhe ka nisur t’i godasë duke lënë të vdekur në vend Edmond Cucaj dhe plagosur katër të tjerët, që ishin në tavolinë me të. Sipas policisë e cila ka arritur të arrestojë Bubeqin, ai prej kohësh vuante nga depresioni.