Apeli për lirim Hoxhallarët, peticion në mbrojtje të Artan Kristos
Autori i Lajmit: Redaksia
Hoxhallarët shqiptarë mbrojnë Artan Kriston. 42 prej tyre, nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kanë nënshkruar një peticion dy ditë më parë, ku kanë shpjeguar se fjalët e Kristos nëpër forume të ndryshme në internet janë keqkuptuar dhe keqinterpretuar, si dhe xhihadi nuk ka asnjë lidhje me terrorizmin. Hoxhallarët në deklaratën e tyre, u kanë bërë thirrje organeve përkatëse të hetimit, të studiojnë me ndihmën e ekspertëve, nuancat dhe terminologjinë e përdorur për rastin në fjalë, të akuzës për nxitje të akteve terroriste dhe të tregojnë përgjegjësi legale dhe qytetare në procedimin e tij. “Ne gjykojmë se asnjë e mirë nuk i vjen vendit tonë nga nxitja e fobive ndaj Islamit dhe myslimanëve, që kanë treguar për shekuj me radhë se kanë qenë faktor i paqes dhe harmonisë në mesin e shqiptarëve”,- thuhet në deklaratën e 42 hoxhallarëve.
Denoncimi
“Dënojmë çdo propagandë apo aktivitet kriminal që cenon jetën, pasurinë dhe moralin e qytetarëve të këtij vendi, qoftë kjo edhe nën petkun e fesë dhe besimit. Ashtu siç dënojmë dhe abuzimin që bëhet nga persona të ndryshëm, me koncepte të tilla islame siç është xhihadi, për të justifikuar aktet terroriste që nuk kanë të bëjnë aspak me të”,- theksohet në deklaratën e shpërndarë dje në mbrojtje të Artan Kristos. Sipas tyre, Xhihadi, në konceptin islam, nuk është aspak strehë për dhunën ndaj të pafajshmëve, për prishjen e rendit publik dhe terrorizimin e popullsisë civile. Xhihadi është përpjekje njerëzore për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe vendosjen e drejtësisë, ku njerëzit të shijojnë lirinë që u ka falur Zoti. Në lidhje me akuzën që është ngritur ndaj Artan Kristos, për thirrje dhe nxitje të akteve terroriste, duke u nisur nga çfarë është bërë publike në media nga organi i akuzës, ne si teologë dhe njohës të mirë të problematikave fetare, konstatojmë se çështja e xhihadit luftarak në botën islame, është një problematikë që i përket një konteksti politik të largët nga ai yni dhe për këtë arsye, e gjykojmë si të papërshtatshëm trajtimin e temave të tilla në radhën e besimtarëve shqiptarë. Xhihadi që u intereson myslimanëve shqiptarë është predikimi i fjalëve të Zotit, bamirësia ndaj njerëzve, toleranca ndaj të tjerëve dhe nxitja për çdo vepër të mirë që lartëson virtytin e njeriut. Ndërkohë që në shprehjet e Artan Kristos, të paraqitura këto ditë nga mediat, pavarësisht retorikës së përdorur, ne nuk konstatojmë se ka elemente me prapavijë nxitjen e akteve të terrorit, në të ardhmen e afërt apo të largët. Për më tepër dhe për aq sa e njohim Artan Kriston, ai është një kritik i ashpër ndaj akteve terroriste, ashtu sikurse edhe të gjithë studentët shqiptarë që kanë studiuar në universitetet islame. Kjo dëshmi jona bazohet vetëm mbi atë çka njohim prej tij personalisht, si dhe çfarë dallohet qartë nga ligjëratat dhe shkrimet e tij.
Kërkesat
Kështu që u bëjmë thirrje organeve përkatëse, të studiojnë me ndihmën e ekspertëve, nuancat dhe terminologjinë e përdorur për rastin në fjalë, të akuzës për nxitje të akteve terroriste, dhe të tregojnë përgjegjësi legale dhe qytetare në procedimin e tij. Ashtu siç u bëjmë thirrje organeve shtetërore, mediave dhe mbarë opinionit publik, të jenë sa më objektivë dhe të kujdesshëm në trajtimin e çështjeve të tilla delikate, të cilat prekin ndjenjat e një komuniteti të madh njerëzish dhe cenojnë tolerancën dhe bashkëjetesën e qytetarëve të këtij vendi. Ne gjykojmë se asnjë e mirë nuk i vjen vendit tonë nga nxitja e fobive ndaj Islamit dhe myslimanëve, që kanë treguar për shekuj me radhë se kanë qenë faktor i paqes dhe harmonisë në mesin e shqiptarëve.
Emrat e nënshkruesve:
1. Ahmed Kalaja
2. Altin Plumbi
3. Arben Ramkaj
4. Arenc Xhevori
5. Arjan Ahmesula
6. Arjan Gazidede
7. Arjan Haskasa
8. Arjan Kutelli
9. Bashkim Thaçi
10. Bledar Ali
11. Bledar Haxhiu
12. Bledar Karaj
13. Bledar Shkrepi
14. Durim Aliaj
15. Edmond Ajdini
16. Edmond Çifliku
17. Eduart Jaho
18. Edvin Ruka
19. Emrim Koçi
20. Fatjon Isufi
21. Fatmir Bajrami
22. Gazmir Nabolli
23. Genc Balla
24. Genc Plumbi
25. Hariz Allkoçi
26. Irfan Tota
27. Ismail Bardhoshi
28. Justinian Topulli
29. Kastriot Bardhi
30. Klodjan Mulita
31. Kujtim Hasani
32. Marsel Telezi
33. Migen Matraku
34. Mirandi Shehaj
35. Murat Basha
36. Rudenc Rexha
37. Sajmir Ismaili
38. Selim Tota
39. Shaqir Shahu
40. Sulejman Rustemi
41. Vladimir Agolli
42. Ylli Rama
Ky lajm është publikuar: 18/11/2009