Shqiptarët të pasur në qytet, varfërohen në periferi
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Raporti i INSTAT
Shqiptarët që jetojnë në zonat malore të vendit, por edhe në disa zona periferike të metropolit vazhdojnë të jetojnë në varfëri të plotë.
Sipas anketës, niveli i varfërisë në vend ka rënë nga 25.4 për qind në vitin 2002 në 12.4 për qind në fund të 2008. Por përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe PNUD-it kanë cilësuar se në këtë studim nuk janë përfshirë efektet e krizës globale që kanë nisur të ndihen në vendin tonë gjatë muajve të fundit të vitit që lamë pas.
Studimi
Studimi më i fundit i INSTAT-it tregon se në qytete si Tropoja, Kukësi, Hasi, Bulqiza, Dibra, Gramshi dhe Elbasani niveli i varfërisë në vitin 2005 ishte 25.6 % dhe në 2008 26.6%. “Në zonat malore kemi një rritje të varfërisë nga 25.6 përqind në 26.6 për qind. Shkak për këtë është bërë pamundësia për migrim brenda territorit të Shqipërisë të banorëve që jetojnë atje. Po ashtu edhe në Tiranë vihet re një rritje e varfërisë nga 8.1 në 8.7 për qind”, u shpreh drejtoresha e INSTAT-it, Ines Nurja. Ndërkohë në zonat rurale të bregdetit, por edhe në qendër të vendit, gjatë katër viteve të fundit ka një ulje të varfërisë me 10-13 për qind. Ulja varfërisë në disa zona rurale ka ardhur si pasojë e rritjes së pensioneve dhe pagave, por edhe zhvillimit bujqësor.
Banka Botërore
Por, ekspertët e Bankës Botërore sugjerojnë që shteti të analizojë faktorët e kësaj rritjeje dhe të marrë masa që gjatë viteve të ardhshme të mos kemi rënie të këtyre treguesve që mund të vijnë edhe nga kriza ekonomike që ka prekur botën. “Duke parë këto të dhëna duhet të jemi të vëmendshëm për programet që duhet të zbatojë politika që të mos rritet papunësia, apo kriza ekonomike të kërcënojë ashpër vendin”, u shpreh Camille Nuamah, shefe e Bankës Botërore në Tiranë. “Tashmë nuk është një problem parësor në zonat rurale sepse varfëria në zonat rurale ka rënë me shpejt se në zonat urbane. Nga njëra anë, pabarazitë gjeografike mund të rriten sepse shkalla e varfërisë në zonat malore nuk ka ndryshuar shumë. Nga ana tjetër, migrimi i qëndrueshëm i njerëzve nga zonat rurale drejt atyre urbane mund të gjenerojë xhepat e varfërisë në zonat urbane, ndërsa qytetet dhe bashkitë përpiqen ta zbusin atë duke siguruar shërbime ekonomike dhe sociale për popullatën gjithnjë në rritje”, tha Nuamah. “Duhet të shohim se cilët janë personat vulnerabër ndaj varfërisë, pasi nuk e dimë se sa do të zgjasë kriza globale. Duhet të analizojmë se çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur këto rezultate të varfërisë, pasi nuk është faji i shqiptarëve por i problemeve të ekonomisë botërore”- u shpreh Camille Nuamah. Këshilltari i Kryeministrit Berisha, Selami Xhepa tha se do të ndërhyhet në përmirësimin e skemës së ndihmës ekonomike. Në këtë studim është vënë re se shqiptarët harxhojnë më shumë para për arsimim sesa për ushqim në krahasim me katër vite më parë. Ndërkohë përfaqësuesi i PNUD, Norimasa Shimomura tha se “rezultatet e anketës nuk reflektojnë efektet sociale të krizës globale. Shqipëria ka nevojë për një sistem të fuqishëm statistikorë dhe hapat e marra nga qeveria në këtë drejtim janë të mirëpritura”.
Ky lajm është publikuar: 24/04/2009