PD: Negociatat, tani me qytetaret, jo me PS Rozeta Rapushi
Partia Demokratike le pas kraheve konfliktet dhe debatet per kutite e votimit apo zgjedhjet e shkuara. Selia blu, per kete vit do te fokusohet tek zgjedhjet e pushtetit lokal qe do te zhvillohen me 8 Maj 2011, jo me negociatave apo bisedave te tejzgjatura pa zgjidhje me kampin opozitar. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, u shpreh dje se tashme, negociatat Partia Demokratike do t'i zhvilloje vetem me popullin. "Tashme mund te themi me plot gojen qe jemi ne fushate zgjedhore. Jemi aktualisht ne nje marredhenie tashme jo pozite-opozite. Por, kemi hyre ne nje marredhenie te re midis klases politike dhe zgjedhesve shqiptare", u shpreh Alibeaj. Sipas tij, per PD-ne sfida nuk eshte me me opoziten, por edhe me vete zgjedhesit qe do te votojne ne 8 Maj te ketij viti per pushtetin lokal. Ky qendrim i selise blu, tashme behet i ditur pas zbatimit te nenit 178 te Kodit Zgjedhor per asgjesimin e fleteve te votimit dhe arkivimin e materialeve te tjera zgjedhore. Alibeaj u shpreh gjithashtu, se zbatimi i Kodit Zgjedhor, pra i ligjit nga KQZ, tashme i dha fund nje politike anormale te vijuar deri me sot. "Ky mund te konsiderohet nje ogur i mire per te gjithe shqiptaret dhe te gjitha institucionet. Ky vit i ri, do te duhet te futet ne ate qe quhet normalitet politik. Me zbatimin e ligjit, mundet qe te konsolidohen me tej institucionet", vijoi Alibeaj. Duke theksuar edhe nje here se tashme vemendja e mazhorances ne pushtet do te perqendrohet tek zgjedhesit dhe jo me negociatat qe mund te konsiderohen shterpe me opoziten. Madje, Alibeaj tha se ky duhet te jete edhe objektivi per opoziten, nese e majta kerkon te shkeputet nje here e mire nga imazhi i konfliktuesit. Sipas tij, ne menyre qe opozita te mos konsiderohet si nje levizje anarkike, si nje levizje jo civile, thjesht dhe vetem do detyrohet te ndjeke pas edhe ne kete lloj marredhenie te re me qytetaret shqiptare. Pavaresisht qendrimit te dhene, Alibeaj tha se si do qe te jete, opozita mund te vijoje te kerkoje hetim apo ngritjen e komisionit hetimor per te cilin luftoi nga mbyllja e zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009, me ate cka ka mbetur nga to, ne zbatim te ligjit dhe kushtetutes. Ashtu si edhe kryeministri Sali Berisha u shpreh ne ditet e para te ketij viti, duket se realisht PD tashme kutite e zgjedhjeve dhe diskutimeve gati dy vjecare per hetimin, i ka hedhur pas kraheve. Kete here, per tu perkushtuar me shume mbi fushaten elektorale qe eshte ne prag per zgjedhjet e pushtetit lokal te percaktuara ne 8 Maj 2011. Nderkohe qe opozita nuk eshte terhequr aspak nga qendrimi i saj per marredhenie te kushtezuara me Parlamentin dhe vijueshmerine e protestave.