E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli: Ka uri, jo drithe per te prodhuar nafte

E drejta per ushqim eshte e drejte njeriu. Me kete moto, Jean Ziegler, reporteri i posacem i OKB-se ne Keshillin e te Drejtave te Njeriut ne Gjeneve ka ngritur akuzat kunder mbjelljes se dritherave per prodhimin e bietanolit, nga i cli perftohet lende djegese per automjetet. Kudo ne bote jane duke u mbjelle drithera ne siperfaqe te medha bujqesore ne menyre qe makinat ne vendet e industrializuara te kene me cfare te ushqehen. Dhe ne formen e bioetanolit, dritherat nuk perfundojne ne barkun e te varferve, por ne rezervuaret e karburanteve te vendeve te pasura.
Reporteri i posacem i Kombeve te Bashkuara per te drejten e ushqimit, Jean Ziegler, dhe programi boteror i ushqimit kane leshuar sirenat e alarmit. Karburanti biologjik eshte tema me e dashur per Jean Ziegler, reportetin e posacem te Kombeve te Bashkuara per te drejten e ushqimit. Sepse kerkesat e medha per kallamin e sheqerit, misrin ose thekren, me te cilat prodhohet karburant ekologjik kane shkaktuar rritjen e cmimeve te ushqimeve. Nje ton drithera kushton sot dyfishin e cmimit te nje viti me pare. Qe tani pasojat shihen, rreth 100 mije vete vuajne nga uria ose mungesa e mjaftueshme e ushqimit. Ziegler druhet se zgjerimi i prodhimit te karburanteve biologjike dhe bashke me te rritja e cmimeve te ushqimeve do te shpien ne katastrofa urie. "Te lesh njerezit e uritur te paguajne per mentalitetin e luksit ne sektorin e transportit ne veriun e pasur, kjo eshte krim kunder njerezimit”, pohon reporteri, duke shtruar pyetjen: “Eshte kjo, vrarje ndergjegjeje per te varfrit e kesaj bote?”.
“Deshira per levizje ne vendet e pasura te veriut bazohet ne nje mentalitet absurd per luksin", thote eksperti i Kombeve te Bashkuara. Ai kujton faktin se per te prodhuar 50 litra karburant biologjik duhen perpunuar 350 kilograme miser. Me te njejten sasi drithi mund te ushqehet nje femije gjate nje viti te tere. Dhe kerkesa ne rritje per karburante biologjike do ta rrise edhe me teper cmimin e ushqimeve. Vetem brenda Bashkimit Evropian kerkohet te arrihet rritja me 10 per qind e prodhimit biologjik te karburanteve. Kerkesa e Zieglerit eshte qarte. "Ne raportin tim i kerkoj Keshillit te te drejtave te njeriut qe te dekretoje nje moratorium, qe do te thote qe brenda pese vitesh te arrihet qe te mos prodhohet me bioetanol me ushqime, sepse per pese vjet shkenca do te arrinte deri aty sa te prodhonte bioetanol me plehra bujqesore”.
Ithtaret e karburanteve biologjike e kundershtojne Zieglerin, duke thene se prodhimi masiv i tyre mund te sjelle shanse per bujqit e vegjel ne vendet e ashtuquajtura te botes se trete. Ne fund te fundit, edhe ata do te perfitonin nga shitja e lendeve te para me te cilat prodhohet karburanti biologjik, cmimi i te cilave eshte ne rritje, shprehen ata. Ketu, reporteri i OKB, argumenton: “Eshte e vertete se fshataret afrikane mund te fitojne ca para nga eksportimi i bioetanolit. Por, atij do t`i duhet te bleje me cmim te larte, me cmimet e tregut boteror, ushqimin per veten, pra ai eshte me humbje”.
Keshtu, Programi Boteror i Ushqimit paralajmeron se tendenca eshte qe vendet e varfra prodhojne me mire drithera per rezervuaret e makinave evropiane sesa per barkun e uritur te qytetareve te tyre.
Ne bote, 70 milione te uritur
Llogari me te veshtira duhet te beje programi i ushqimit te Kombeve te Bashkuara. Vuajtja e 70 milione te uriturve duhet zbutur. Duke pasur parasysh rritjen e madhe te cmimeve te ushqimeve ne muajt e fundit, gjithe llogarite e bera paraprakisht per vitin 2008 duhen bere serish. Mjetet financiare po mbarojne, thote Kristian Bertiom, e Programit boteror te ushqimit ne Gjeneve, duke publikuar shifrat: “Na duhet gjysme miliarde dollare per te ndihmuar 73 milione te uriturit. Dhe llogarite jane bere me shume kursime”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›