E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thika dhe plumb, vritet biznesmeni

Xhemil Beharaj
Nje biznesmen nga fshati Ngjeqar, i komunes Kurjan, ne rrethin e Fierit, eshte gjetur mengjesin e djeshem i vrare ne nje dhome brenda ambienteve ku zhvillonte aktivitetin. Mehmet Feleqi, 31 vjec, i pamartuar, eshte qelluar tre here me thike dhe pastaj me pistolete. Plumbi e ka goditur ne sy pronarin e nje dyqani ushqimor dhe nje thertoreje, duke i hapur kafken. Ekspertet mjeko-ligjore te Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit thane dje se pikerisht goditja nga afer me pistolete ne koke ka qene fatale per 31-vjecarin, ndersa kufoma i eshte nenshtruar ekspertizes ne morgun e spitalit te Fierit.
Ekzekutimi
Ekspertet e policise kriminale, qe shkuan ne vendngjarje, bene te ditur se nga keqyrja e kufomes dhe vendit te ngjarjes, vrasja e biznesmenit ka disa tipare te nje ekzekutimi te tipit mafioz. Porta e dhomes, ku flinte Mehmet Feleqi, nuk kishte demtime, cka do te thote se viktima e njihte vrasesin dhe i kishte hapur deren. Nderkohe, tre goditjet e thikes mbi trup dhe distanca e afert e qitjes me pistolete, deshmojne se krimi ishte i paramenduar dhe i kryer me gjakftohtesi. Kjo pasi nuk eshte verejtur asnje shenje dhune apo cjerrje lekure, qe do te deshmonte per ndonje perpjekje te viktimes per te luftuar. Biznesmeni eshte kapur ne befasi, kur i eshte ngulur thika ne trup e me pas ka vdekur nga plumbi, qe i ka prekur organe vitale ne koke, ndersa vrasesi ka marre me vete edhe gezhojen, qe nuk u gjet ne vendin e ngjarjes.
Zbulimi
Viktima eshte gjetur i vdekur ne dhomen qe ai flinte, atje ku kishte ngritur biznesin e tij, vetem 100 metra larg baneses se prinderve. Ekspertet saktesuan se krimi ka ndodhur rreth ores 01:00 te mengjesit te djeshem. Kufoma eshte zbuluar nga babai i tij, Safeti, i cili kishte shkuar rreth ores 04:00 te mengjesit per te pare nese djali ishte aty. “Djali nuk erdhi ne shtepi per te ngrene darke dhe shkova per te pare se mos kishte ndonje problem”, ka treguar Safet Feleqi perpara oficereve te policise gjyqesore. Nje telefonate ne sallen operative te Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit nga Skenderi, vellai i viktimes, ka sjelle ne fshatin Ngjeqar, rreth 35 kilometra larg qytetit te Fierit, nje grup te perbere nga agjente policie, oficere te policise gjyqesore, eksperte mjeko-ligjore dhe kriminaliste, si dhe prokurorin e gatshem Petrit Vukaj. Burime nga grupi hetimor, qe ka kryer hetimet e para, bejne te ditur se pistat qe po hetohen per momentin jane ato te nje krimi brenda familjes dhe e vrasjes per shkak te konfliktit me nje taksist nga ky fshat.

Precedentet
3 shkurt 2008
Nje atentat i ka marre jeten pronarit te disa pikave te karburantit ne zonen e Peqinit. Artur Karina, 33 vjec, eshte vrare naten, brenda automjetit te tij tip “BMW”, me targa italiane.

30 dhjetor 2007
Ismet Aliko, 45 vjec biznesmen ndertimi, eshte vrare me arme zjarri duke hyre ne makinen e tij tip ”Toyota”. Ngjarja ka ndodhur prane selise se Partise Socialiste te Fierit, ne afersi te nje lokali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›