E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dualizem misionesh ne veri*

Mbetjen e UNMIK-ut ne veri, disa eksperte te sigurise e vleresojne si te dobishme, perderisa te tjeret thone se me UNMIK-un ne veri do te krijohet nje dualizem misionesh.
Ideja qe ne piken kufitare Kosove-Serbi te vendosen paqeruajtesit e Kombeve te Bashkuara, perderisa UNMIK-u te operoje edhe me tej ne pjesen veriore te Mitrovices, nga eksperte te sigurise komentohet ne menyra te ndryshme.
Ne takimin e pardjeshem te Bashkimit Evropian, disa ministra te Jashtem kane hedhur idene qe per shkak te pamundesise se shtrirjes se EULEX-it ne veri, aktualisht atje te veproje UNMIK-u, perderisa ne pjesen tjeter te Kosoves misioni i BE-se. Per ekspertin e sigurise, Nuredin Ibishi, kjo perben nje dualizem pushtetesh dhe njeherazi edhe shqetesim per sigurine. “Kjo do shkaktoje konfuzion, sepse do te vije deri te nje dualizem i misioneve ne Kosove dhe me kete po arrihet ai objektivi serb, qe te mos lejohet misioni i ri i EULEX-it dhe njekohesisht te vazhdohet misioni i OKB-se. Permes Rezolutes 1244 duan qe Kosova te jete si pjese qe ata e thone integrale e Serbise. Kjo vetem po nxit shqetesim te opinioni kosovar, ne kuptimin e implementimit te dy misioneve, te cilat nuk kalojne fazen e tranzicionit, nuk bartin kompetencat te njera-tjetra, apo tek autoritetet vendore”, tha Ibishi.
Serbet e Kosoves kane kundershtuar misionin e Bashkimit Evropian, perderisa ky mision tashme eshte terhequr nga veriu i Kosoves per shkaqe sigurie. Eksperti tjeter i sigurise, Naim Maloku, mendon se eshte pikerisht ky fakt, qe e ben te domosdoshem pranine e UNMIK-ut ne pjesen veriore te Kosoves. “Per ate ata mbeten atje, per te siguruar integritetin territorial te Kosoves; pra edhe KFOR-i, edhe UNMIK-u. Nuk kane ndonje synim tjeter, prishjen e stabilitetit, sigurise, apo ndarjen e Kosoves. Nuk jane keto qellimet apo synimet. Ata po mbeten ne nje faze qe eshte mjaft sfiduese per Kosoven, pra kur nje pjese e territorit, kur nje pjese e qytetareve te Kosoves nuk e pranojne kete realitet, per shkak te zhvillimeve ne Serbi. Eshte nje faze kaluese, qe UNMIK-u do te ndihmoje ruajtjen e sigurise dhe integritetin territorial. Nuk e shoh me qellime tjera kete”, thote Maloku.
Por, Nuredin Ibishi shpreh shqetesimin se nese lejohet dualizmi i misioneve ne veri, e njejta do te mund te ndodhe edhe ne pjeset tjera te banuara me shumice serbe, perkatesisht ne enklavat serbe ne Kosoven qendrore. “Une mendoj se UNMIK-u, Kombet e Bashkuara do te marrin nje vendim; kjo i takon Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Moon; duhet te percaktohet me nje deklarate te tij dhe t’i jape fund misionit te OKB-se, ose te filloje faza e tranzicionit qe eshte parapare, apo te lejoje nje dualizem qe per mua do te jete ne vazhdimesi shqetesues”, thote Ibishi.
Ne anen tjeter, Naim Maloku eshte optimist se ashtu sic kane deklaruar perfaqesuesit e BE-se, ashtu edhe do te veprojne - do te shtrijne misionin e EULEX-it ne tere Kosoven.
Megjithate, vete Maloku eshte skeptik, sa i perket largimit te misionit te Kombeve te Bashkuara nga Kosova. “Ende eshte e paqarte se si do te largohet UNMIK-u nga Kosova, pasi qe ka ardhur me nje rezolute te OKB-se ketu. Ne besojme se qe nga dita e shpalljes se pavaresise, ose nga ardhja e Peter Faith-it ne Kosove, fillon ajo koha e tranzicionit, apo e terheqjes se UNMIK-ut. Por, ju e pate se praktikisht EULEX-i, perkatesisht ministrat e BE-se, dje thane qe afati i terheqjes mund te zgjatet dhe jo 120 dite sa ka qene”, tha Maloku.
Lejimi i nje dualizmi misionesh ne Kosove, sipas Nuredin Ibishit, do te shkaktoje probleme edhe ne fusha tjera, pervec asaj te sigurise. “Tash eshte ceshtja se edhe pjesetaret e SHPK-se, te Doganave dhe institucioneve tjera te Kosoves, ku pakica serbe eshte e kycur, do te vazhdojne me nje forme te jene te degjueshem ndaj dirigjimeve nga Beogradi dhe qe te abstenojne ne kycjet ne keto institucione. Mendoj se perfundimisht duhet te vije deri te percaktimi i nje misioni dhe i nje mandati”, thote Ibishi. Aktualisht vija kufitare mes Kosoves e Serbise, ne veri te vendit, kontrollohet nga forcat e KFOR-it dhe policia e UNMIK-ut, si dhe pjesetaret serbe te SHPK-se. Atje, ende nuk jane vendosur pikat doganore, perderisa ne pjesen veriore te Mitrovices pushteti kontrollohet nga strukturat paralele serbe dhe pjeserisht edhe nga administrata e UNMIK-ut.
(*) Marre nga radio Evropa e Lire

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›