Epoka komuniste dhe vetmia ne vdekje e Marksit
Bazat e teorise komuniste, qe perfshiu ne pak vite tere boten, duke e peshtjelluar ne ngjarje nga me te paparashikuarat dhe revolucione deri gjakatare, i hodhi Karl Marksi, njeriu qe sot ka pervjetorin e ndarjes nga jeta. Nje vdekje ne vetmi, me 14 mars 1883 kur ai ishte 64 vjec dhe jetonte ne mergim, ne Londer. Vetem 11 vete ishin ne varrimin e tij ne varrezat Highgate te kryeqytetit britanik. Karl Marksi ishte ne fund privatisht nje njeri i vetmuar, i deshperuar dhe i semure. Vdekja e gruas se tij, Xheni, ne dhjetor 1881 e kishte rrezuar. Pastaj vdekja e vajzes se madhe "Jenychen" ne janar 1883 i mori fuqine e fundit te jetes.
Ndonese kishte nje vdekje te vetmuar, teoria e tij u be kaq shume populiste sa pushtoi pjesen me te madhe te botes dhe ndikimi eshte jo pak i vogel kudo ne glob, edhe ne ditet tona. Socialdemokratet gjermane i pervetesuan analizat dhe prognozat e tij qe ne vitet 1880 dhe i ngriten ne vitin 1891 ne programin e partise ne Erfurt. Bolsheviket rrezuan 1917 despotine cariste ne Rusi, duke u mbeshtetur ne tezat e tij. Kurse fundi i lavdise se teorise marksiste, ishte ne vitin 1968 kur studentet protestues mbajten ne rruge parullat dhe librat e tij.
Volfgang Fritz Haug, nje studiues i njohur i Marksit, thote se si ide te manifestit komunist dhe shkrime te tjera nuk e kane humbur aktualitetin deri sot. "Ka disa pasazhe nga manifesti komunist, qe lexohen sikur Marksi qe kishte pasur mundesine, te udhetonte ne kohen e sotme dhe te pershkruante se si do te ishte sot. Kjo ne vitin 1847, kur ai e ka shkruar duhej te kete qene fare e paperfytyrueshme per bashkekombesit e tij”, pohon filozofi.
Marksi punoi per vite te tera ne Londer, si gazetar. Ai vezhgoi nga afer ndryshimet ne jeten e njerezve, pershkroi ne radhe te pare vuajtjen dhe friken per ekzistence qe solli me vete revolucioni ekonomik. Qe ne manifestin komunist, ai pershkroi nje dukuri, qe diskutohet edhe sot, friken e shtreses se mesme nga renia sociale: "Ndermarrjet deri tani te mesme, industrialistet e vegjel, tregtaret dhe rentieret, zejtaret dhe fshataret, te gjitha keto klasa bien ne proletariat, nga njera ane, sepse kapitali i tyre i vogel nuk mjafton per nje ndermarrje te industrise se madhe dhe bie prè e konkurrences me kapitalistet e medhenj, nga ana tjeter se mjeshteria e tyre zhvleresohet nga menyrat e reja te prodhimit”. Ne kete pike, Marksi arrinte ne perfundimin se keshtu, “proletariati rekruton nga te gjitha shtresat e popullsise”.
Armik i kapitalizmit
Marksi ishte nje kundershtar kritik i kapitalizmit. Ne kulmin e revolucionit industrial, ai vezhgoi ndryshimet e medha, qe shkaktoi kapitalizmi, jo vetem ne Angli dhe Evrope, por edhe ne mbare boten. "Borgjezia me shfrytezimin e tregut boteror e nderton ne menyre kozmopolite prodhimin dhe konsumin e te gjitha vendeve. Industrite e vjetra kombetare jane shkaterruar dhe shkaterrohen perdite. Ata hidhen menjane nga industri te reja, futja e te cilave behet ceshtje jetike per te gjitha kombet e civilizuara, nga industri, te cilat nuk perpunojne lende te para te vetat, por lende te para nga qoshet me te largeta te botes dhe prodhimet e te cilave nuk konsumohen vete ne vend, por ne te gjitha pjeset e botes”.