Pavaresia, stabilitet per Ballkanin
Ne Komitetin per Marredhenie me Jashte te Kongresit te Shteteve te Bashkuara eshte mbajtur nje degjim per politiken amerikane ne Ballkan, pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe per zgjerimin e metutjeshem te aleances veri-atlantike. Gjate diskutimeve, ligjvenesit amerikane jane pajtuar se, vec pavaresise se Kosoves, nuk kishte alternative tjeter. Zyrtari i larte i Departamentit amerikan te Shtetit, Daniel Fried, sqaroi se "Kosova nuk paraqet precedent". Ai pohoi dhe se Serbia e humbi kontrollin mbi Kosoven qe ne vitin 1999.
Vendimi i administrates amerikane per njohjen e pavaresise se Kosoves u mbeshtet nga anetari i Kongresit, demokrati Eliot Engel, i cili tha se nuk kishte alternativa me te mira. "As kontrolli i Kombeve te Bashkuara e as kontrolli i Serbise ndaj Kosoves nuk ishin alternativa te mundshme", tha ai.
Kryesuesi i Komitetit, demokrati Hauard L. Berman, pergezoi administraten e Presidentit Bush per njohjen e shtetit te ri, duke shtuar se “ky hap do te krijoje siguri dhe stabilitet ne Ballkan”. Ne kete kuader, ai shprehu mbeshtetjen e tij per qendrimin e administrates amerikane dhe te aleateve kyce evropiane, se situata ne Kosove eshte e vecante, duke marre parasysh historine e spastrimit etnik dhe perfshirjen e paprecedent te Kombeve te Bashkuara dhe te NATO-s ne Kosove.
Duke rikujtuar viziten qe i ka bere Kosoves para nje viti se bashku me senatorin John McCain, kryesuesi i Komitetit per Marredhenie me Jashte, tha se eshte perballur me domosdoshmerine e madhe te Kosoves per zhvillim ekonomik. "Tani, me zgjidhjen e statusit politik te Kosoves, lideret e saj duhet te perqendrohen ne ndertimin e nje ekonomie te fuqishme, te shendoshe dhe te veteqendrueshme", deklaroi Berman. Sipas tij, sfidat ne kete drejtim jane te medha, por te tilla jane edhe pasurite qe Kosova ka, burimet minerale, popullate te re dhe vendosmeri per te ecur perpara.