E Shtunë, 31 Tetor 2026

Levizja e ardhshme e Serbise

Nga Ian Bancroft*
Qeveria serbe u shemb perballe percarjeve te thella mbi lidhjet e ardhshme te vendit me BE. Nje rezolute parlamentare, e paraqitur nga Partia Radikale Serbe (SRS), partia me e madhe ne parlamentin serb, dhe e mbeshtetur publikisht nga Kryeministri Vojisllav Koshtunica, i drejtohej qartazi BE-se per te konfirmuar "haptazi dhe ne nje menyre te qarte" integritetin territorial te Serbise perpara fillimit te negociatave te metejshme per anetaresim, ka percare akoma me shume nje koalicion qeverises, tashme jofunksional.
Megjithese ministrat e hodhen poshte kete mocion me 15 vota kundrejt 7, Koshtunica insistoi qe qeveria nuk mund te funksiononte me tej, per shkak se "ajo nuk kishte vullnetin e perbashket per te deklaruar qartazi dhe me ze te larte se Serbia mund te vazhdoje rrugen e saj drejt BE-se vetem me Kosoven" dhe sepse ai "nuk ka me besim ne sinqeritetin e partnereve tane te koalicionit, Partine Demokratike (DS) dhe G17 Plus, per te luftuar qe te ruhet Kosova".
Si pergjigje, Presidentin serb, Boris Tadic, ka rene dakord te therrase zgjedhjet e pergjithshme te parakohshme, te caktuara per t’u mbajtur me 11 maj prane zgjedhjeve lokale, si "menyren me demokratike per te kapercyer krizen politike".
Tadic ka perseritur vazhdimisht se Serbia "mund ta mbroje me mire Kosoven tone nga pavaresia pikerisht me anetaresimin ne Bashkimin Evropian" dhe prandaj konfirmoi se ai "do te nenshkruante menjehere Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) me BE-ne nese ajo do te ofrohet".
Por, per Koshtunicen, "te gjitha partite duan qe Serbia t’i bashkohet BE-se, por ceshtja eshte se si - me ose pa Kosoven". Per sa i perket MSA-se, qe Serbia do te nenshkruante ne nentor, Koshtunica shtron pyetjen se si shtetet anetare te BE-se qe kane njohur pavaresine e Kosoves mund te pranojne valle nje marreveshje, teksti i se ciles riafirmon se "Serbia eshte nje shtet i tere me Kosoven brenda kufijve te saj".
Beteja e ardhshme elektorale mbi te gjitha do te jete perqendruar rreth ceshtjes kyc dhe artikulimeve te drejtimit te ardhshem te Serbise. DS, G17 Plus dhe Liberal Demokratet (LDP), avokatet kryesore te anetaresimit ne BE, besojne se ceshtja e Kosoves dhe integrimi i metejshem ne BE nuk jane te lidhura me njera-tjetren, dhe prandaj kane kundershtuar me vendosmeri rezoluten e SRS.
Ne nje perpjekje per te artikuluar kete orientim te dyfishte te thellimit te lidhjeve me BE-ne, ndersa mbeshtet integritetin territorial te Serbise, Tadic ka spekuluar se si, si nje vend anetar i BE-se, Serbia ndofta ka mundesi te parandaloje qe vendet e tjera te behen anetare, "ne mund te parandalojme Kosoven qe t’i bashkohet Unionit". Deklarata te tilla jane ne perputhje me qendrimin e Partise Demokratike se integriteti territorial i Serbise mbrohet me mire, duke nenshkruar MSA-ne me BE; nje qendrim qe ishte riafirmuar gjate gjithe fushates se fundit per zgjedhjet presidenciale.
Keto zgjedhje do te japin nje prove tjeter te ashper per perspektiven evropiane ne Ballkanin perendimor. Megjithese eshte bere shume me rizgjedhjen e Tadicit si nje zgjedhje e qarte per nje te ardhme evropiane, zgjedhjet e parakohshme ka shume te ngjare te japin nje tablo me te qarte te ndjenjave aktuale kombetare te Serbise.
Ndersa Olli Rehn, komisioneri i BE-se per zgjerimin, vazhdon te insistoje se, "nje shumice e madhe e popullit serb mbeshtet ne menyre konsekuente anetaresimin ne BE" dhe qe "do te ishte nje shprese realiste qe qeveria serbe te degjonte kete shumice te heshtur", nje sondazh i fundit i opinionit publik tregon se megjithese 67% e qytetareve serbe mbeshtesin integrimin ne BE, 74% e tyre nuk do te donin te shkembenin nje integrim te metejshem per njohjen e pavaresise se Kosoves. Kjo eshte teper e diskutueshme nese "shumica e heshtur" per te cilen flet Rehn ekziston aktualisht duke marre parasysh njohjen e gjere te pavaresise se Kosoves nga vendet anetare te BE.
Ministri i Arsimit te Serbise, Zoran Loncar, i beri thirrje kohet e fundit Rahn te qartesonte nese BE-ja vezhgon ose jo "kufijte e njohur nderkombetarisht" te Serbise, te cilet perfshijne Kosoven.
Ne vend te kesaj, BE-ja thjesht ka njohur shpalljen e njeanshme te pavaresise se Kosoves dhe ja ka lene secilit vend anetar qe te vendose individualisht per njohjen ne perputhje me procedurat e veta kombetare. Paaftesia funksionale e BE-se per te njohur shtetet, e kombinuar me mungesen e nje qendrimi te unifikuar ndaj statusit te Kosoves midis vendeve anetare, do te thote qe Rehn ndoshta nuk mund te ofroje sqarimet e kerkuara.
Mbi bazen e rezultateve te zgjedhjeve parlamentare te janarit 2007 dhe zhvillimeve politike te me pasme, SRS ka shume te ngjare te perfitoje me shume prej zgjedhjeve te reja. Tadic dhe Partia Demokratike perballen me sfiden e veshtire per te bindur elektoratin serb se afrimi i tyre dualist ndaj integrimit ne BE dhe kundershtimi i pavaresise se Kosoves nuk eshte nxitur nga kontradiktat e qenesishme, por qe ne fakt perben rrugen me te forte qe duhet te ndjeke Serbia.
Megjithate, ne klimen politike aktuale, nje strategji dhe nje diskutim i tille do te jene testuar ashper. Nese BE-ja vendos serish per te mbeshtetur pa asnje dyshim Tadicin dhe zerat me pro-evropiane te Serbise, ashtu sic beri ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale te shkurtit, atehere ajo duhet eci me nje kujdes te jashtezakonshem.
(*) Marre nga “The Guardian”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›