E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli brendasocialist: “Dashamir Peza, largo Ramën ose hap Shtëpinë”

Nuk ka njeri në Shqipëri që ta konsiderojë “normale” faktin që lideri i opozitës shqiptare, kryetari i Bashkisë Tiranë, bash prej 10 vitesh, dhe njëherësh, kryetari i PS që prej vitesh, të mos ketë shtëpi të deklaruar as në deklarimin e pasurisë, por të strehohet falas tek shtëpia në fshat e “mikut” të tij intim deputet, Dashamir Peza. Sa i lezetshëm është Rama dhe shokët e tij: vetë jeton në vilë në mes të gjelbërimit të Pezës, kurse bashkëqytetarët i ka betonizuar të gjithë. Bile para do kohësh doli në dritë abuzimi më i madh me trojet publike nga Edi Rama është bërë në favor të mikut të tij të ngushtë, Dashamir Peza. Vetëm pak metra larg nga qendra e Tiranës dhe në një nga zonat më të vjetra në kryeqytet, kreu i bashkisë i dhuroi mikut të tij rrugën e qytetarëve për ndërtimin e një pallati shumëkatësh. Edvin Rama i firmosi Dash Pezës lejen e ndërtimit mbi rrugën “Urani Pano” dhe trotuarin që shërbente për banorët e zonës, të cilët tashmë duhet të kalojnë nëpër cepat e pallatit të Dashit, për të dalë në rrugën kryesore.
Përveç betonimit, ai provon eksperimente me trafikun automobilistik të kryeqytetit duke i bllokuar disa akse për arsye aspak transparente. Mjaftohet t’i komunikojë policisë së shtetit se do të mbyllë këtë aks apo atë aks pa gjykuar interesat e qytetarëve të Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë për lëvizje të lirë. Ankesave të qytetarëve për lodhje dhe stres mendor të kaosit të krijuar artificialisht u është shtuar problemi financiar i shtimit të konsumimit të karburantit gjatë qëndrimit në trafik. Edi Rama nuk e ka këtë problem sepse duke jetuar në kullën e Pezës i shpëton stresit të akumuluar për faj të vendimeve të tij aspak transparente, dhe tmerrësisht arbitrare.
Sidoqoftë në 365 ditë që ka viti diellor vetëm një ditë Edi Rama organizon një festë në banesën e tij, çdo 16 shtator Bashkia e Tiranës grumbullon në Pezë të rinj e pleq, të cilët shkojnë atje të “detyruar” dhe këndojnë e kërcejnë rreth zjarrit “bubulak” partizan, duke bërë një apoteozë të konferencës apo siç është më mirë ta quajmë të Mbledhjes së Pezës. Në shtëpinë Muze Pezake, e cila qenka prishur nga pronarët dhe rindërtuar nga pronarët u rrethuan nga policia për një orë. Sipas Pezës, shtëpia nga ana e dokumentacionit është në rregull, përveç faktit që ministrat e qeverisë Berisha i kanë hequr statusin e monumentit të kulturës që gëzonte prej vitesh. “Banesa theksoj nuk është pronë shtetërore, nuk ndodhet në listën e monumenteve të kulturës, u hoq nga lista me urdhër të ministrit të atëhershëm të Kulturës, Bujar Leskaj. Ministria e Kulturës thotë se në vitin 2006, padrejtësisht ky objekt është futur në inventarin paraprak të objekteve shtetërore në varësi të Bashkisë së Tiranës, kur duhet të ishte regjistruar në inventarin e Komunës së Pezës. Derisa të sqarohet ky “ngërç” legalizimi ose pronësie është më mirë që Edi Rama të lerë këtë banesë ose Dashamir Peza të hapë shtëpinë për Turistët e ndryshëm, qofshin këta të ardhur nga Italia fashiste dhe Gjermania Naziste. Dhe të mos i përdorë deputetët e Partisë Socialiste si polici private që ruajnë shtëpitë e Dashit, qofshin këta në qendër apo në fshatin Pezë. Këtë nuk e themi ne, por anëtari i Asamblesë socialiste Ylli Manjani i cili vlerësoi se grupi i deputeteve të PS-së së Ramës, ka 10 muaj që nuk përfaqëson më interesat e zgjedhësve të tyre. Ata janë kthyer në komisariat politik policie që ka marrë detyrë të ruajë pronat e Dashit, kudo qofshin ato".
Kësisoj sarajet e Edi Ramës në Pezë nuk do të “sekuestrohen” pasi prishin qetësinë e banorëve të tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›