PD: Shokët bllokmenë, në krizë të thellë, sulmojnë ekonominë e tregut të lirë

Deklarata e sotme për shtyp e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli
Edvin Kristaq Kriza dhe çeta bllokmenëve të rinj, me urinë e etërve të tyre për pushtet, me mllefin e trashëguar klasor, pas ndëshkimit të merituar me votën e shqiptarve përpiqen me cdo mjet, shërbehen me cdo tellall, të nxijnë arritjet e ndershme së pari të qytetarëve shqiptarë dhe të shoqërisë shqiptare si dhe të Qeverisë dhe shtetit në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendit. Edvin 2K dhe çeta e bllokmenve të rinj njëlloj si etërit e tyre barbare, krizën e moralit prej bllokmenësh duan me çdo kusht dhe besojnë si sharlatan se do mund ta shëndrojnë në krizë të çdo qytetari shqiptarë.
Kështu sot sërish ju ranë sirenave të krizës dhe zisë ekonomike.
Këta shokë mjeranë nuk kuptojnë se në krizë të thellë dhe te pashpresë madje, janë ata dhe jo biznesi shqiptar që në katër muajt e parë të këtij viti regjistroi 7500 biznese të reja kundrejt 5300 që u regjistruan katër muajt e parë të vitit 2009.
Në krizë të thellë dhe të pashërueshme jeni ju shokë bllokmenë dhe jo ekonomia e tregut të lirë që ju urreni.
Kjo ekonomi regjistron në 5 muajt e parë të këtij viti një rritje të eksporteve “Made in Albania” nga 11 miliardë lekë që ishin në 5 muajt e parë në vitin 2009 në 30 miliardë lekë, pra shënon këtë vit rritjen më të madhe të eksportit në tërë historinë e vendit dhe rritjen më të madhe në Europë.
Në krizë të rëndë psiqike dhe morale jeni ju Edvin 2k dhe çeta jote e bllokmenëve të rinj dhe jo bankat dhe krediti shqiptar që kanë një rritje prej 14% të depozitave, që kanë rritur kredinë këto muaj me 8% dhe që janë më mirë se asnjë herë me parë. Në krizë të rëndë jeni ju, pinjollë të Bllokut dhe jo financat e vendit që me 1 korrik do të realizojnë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Shqipëri dhe Europë.
...