E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli, burg për inxhinierin e urbanistikës

Shkodër- Apeli i Shkodrës ka kthyer sërish në burg, Lekë Markun, 37 vjeç, me detyrë inxhinier në komunën e Velipojës , i cili akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që kryejnë funksione publike.

Vendimi i marrë sot, ka rërzuar vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë në Shkodër, më 23 gusht 2008. Lekë Marku, me detyrë inxhinier në zyrën e urbanistikës në komunën e Velipojës, ishte ndaluar në flagrance nga policia më 30.6.2008, teksa i merrte një shumë 25.000 lekë të reja një qytetari nga Shkodra, në këmbim të dhënies së lejes provizore për të ushtruar aktivitet privat dhe vendosur një kioskë në plazhin e Velipojës.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër, në fillim të korrikut caktoi si masë sigurie për Lekë Markun, atë të arrestit në burg dhe kjo u la në fuqi dhe nga gjykata e Apelit në Shkodër, më 22 korrik 2008.

Pas kërkesë së palës mbrojtëse për rivlerësim të masës së sigurisë, gjykata e shkallës së parë në Shkodër, më 23 gusht e ndryshoi vendimin e mëparshëm të dhënë nga dy shkallët e gjyqësorit, duke ndryshuar dhe masën e sigurisë për 37 vjeçarin Marku, nga arrest në burg, në detyrim për paraqitje.

Por me këtë vendim nuk ka qenë dakord prokuroria, e cila e ka ankimuar çështjen në Apel, duke kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë për Lekë Markun. Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur rrëzimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë të 23 gushtit dhe rikthimin e çështjes për rigjykim pranë kësaj gjykate.

Burime pranë Apelit në Shkodër, bëjnë të ditur se është ngarkuar prokuroria për zbatimin e vendimit dhe ka qenë kjo që ka nxjerrë urdhër ndalimin e ri për Lekë Markun, urdhëri cili është ekzekutuar nga policia.

Inxinjeri i Komunës Velipojë Lek Marku nuk e ka pranuar në asnjë moment akzën ndaj tij dhe avokatët mbrojtës kanë pretenduar se gjithçka ishte e sajuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›