E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Kodheli: Ftojmë qytetarët në proteste

"Ftojmë qytetarët në një manifestim për sigurinë dhe drejtësinë. Në sytë e Shqipërisë, kjo qeveri është njehsuar me korrupsionin dhe padrejtësitë”. Kjo është thirrja e drejtuar qytetarëve nga zëdhënësja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli.“Sot, gjashtë muaj nga tragjedia e Gërdecit, kur një popull i tërë kërkon me padurim të dijë jo vetëm kush qëndron pas shpërthimit të 15 marsit, po edhe se si është e vërteta e vdekjes së dëshmitarit kyç të Gërdecit, ftojmë qytetarët për të manifestuar me një zë të vetëm”, ishte thirrja e Kodhelit.

Duke cituar problemet e një qeverisjeje më shumë se trevjeçare, Kodheli u shpreh se më shumë se asnjëherë ndihet pasha e një misioni për të përgatitur ndryshimin e madh të Shqipërisë, për t’i dhënë zë miliona shqiptarëve.

Kështu PS, bashkë më drejtuesit e partive aleate, pritet që të mbajnë nga një fjalim të shkurtër në Sheshin “Skënderbej” . Më pas, bashkë me protestuesit, ata do të drejtohen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të qëndruar për disa minuta përballë selisë së Kryeministrisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›