E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari për vrasje

Fier- Pas katër vitesh në kërkim, policia ka vënë në pranga një të dënuar me 23 vjet burg për vrasje. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, Qani Sherifaj, 41 vjeç, nga fshati Fitorja e rrethit të Vlorës është kapur në Itali.

Mbi këtë shtetas rëndon akuza e vrasjes, ngjarje e ndodhur në vitin 1999, për të cilën

gjykata e ka dënuar në mungesë me 23 vjet burg.

Pas krimit, të kryer në bashkëpunim, ai u largua nga vendi, duke iu fshehur drejtësisë për shumë vite. “Shtetasi Qani Sherifaj pas shpalles së tij edhe në kërkim ndërkombëtar u ndalua nga interpoli në Itali”- thanë burimet e policisë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në datën 22.03.1999 në fshatin Varibopë, të komunës Cakran, të rrethit të Fierit. “Autori Qani Sherifaj, së bashku me vëllanë kanë debatuar me viktimën në një lokal të fshatit dhe më pas e kanë ekzekutuar me armë”- sqaruan të njëjtat burime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›