E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë zgjedhin: Macpherson, modelja më e mirë

Bukuria e Elle Macpherson nuk e njeh kalimin e kohës. Këtë e ka thënë edhe sondazhi i 3 mijë grave, bërë me rastin e London Fashion Week.

'The Body' është zgjedhur modelja më e mirë e të gjitha kohërave, duke treguar se gratë preferojnë silueta më të mbushura, se top modelja australiane, e bukura Cindy Crawford. Ajo është renditur në vendin e dytë, duke “mundur” Twiggy, e cila është pozicionuar e treta.

Aktualisht Elle Macpherson, pavarësisht pamjes së saj ka arritur të skandalizojë Britaninë e Madhe, duke thyer rregullat e rrepta të vendosura nga mbretëresha Elisabetë.

Supermodelja, e quajtur 'The Body' për fizikun e saj perfekt është ndaluar nga forcat e policisë, të ngarkuar për ruajtjen nga aksidentet, ndërsa shëtiste me bicikletë nëpër rrugët e Londrës.

Sipas autoriteteve britanike, Macpherson është sjellë si e papërgjegjshme, pasi ndërsa ishte duke transportuar të birin me bicikletë, kontrollonte në çantë për të gjetur celularin. Shumë thyerje rregullash së bashku kanë tronditur njerëzit e sigurisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›