Gjinushi: Bashkohuni me opozitën për të mirën tuaj
“Ndal dhunës e krimit, shporru Berisha”. Kjo ka qenë thirrja e Skender Gjinushit në fjalën e tij para protestuesve. “Ju nuk e meritoni këtë qeveri e kryeministër, ndaj ta largojmë së bashku një orë e më parë. Ne meritojmë një shtet normal, siguri, drejtësi e mirëqënie. S’ka siguri në një vend kur në mës te ditës vritet gjahtari dhe shpëton zagari”- tha ai.
Ai e akuzoi Berishën për shitje naftë për të vjedhur Kosovën dhe që ka shitur armë për të hedhur në erë shqiptarët. Saliu, sipas tij, duhet të jetë në krye të të akuzuarve për Gërdecin, për Remzi Hoxhën, trafik armësh e nafte për shpërdorim fondesh publike.
“Ai është një kalli pa kokrra. Në demokraci vendos populli, jo njëherë në 4 vjet, por cdo ditë. Vendosni ju dhe ju duhet të kërkoni largimin e të dështuarve dhe të inkriminuarve.
Ne sot fillojmë cmontimin e klanit të atij që ju vodhi mashtroi, varfëroi dhe së fundi ju vrau. Shporru Berisha!”- përfundoi ai.