E Hënë, 2 Nëntor 2026

Apeli dënon me 4 vjet burg Ilirian Didën

24/02/2005  Gjykata e Apelit Gjirokaster ka lene sot ne fuqi, vendimin e Shkalles se Pare per ish-komisar Ilirjan Diden dhe shoferin e tij, Asllan Rama, te akuzuar per "mitmarrje". Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster, ne muajin Tetor shpalli fajtor dhe denoi me 4 vjet burg komisar Diden dhe 3 vjet burg shoferin e tij. Sipas organit te akuzes, ne vitin 1998, kur Ilirjan Dida ishte ne detyren e shefit te komisariatit te Gjirokastres ka ndihmuar kundrejt nje shume parash, shtetasin nga Lazarati, Kastriot Basha, per te mbyllur nje ceshtje hetimore ne ngarkim te tij. Gjate hetimeve qe prokuroria kishte zhvilluar ne ate periudhe, emri i Bashes kishte rezultuar si i implikuar ne grabitjen e bankes se Gjirokastres ne vitin 1997

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›