E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kakome, policia ruan me snajper banoret

24/02/2005  SARANDË - Në Grykën e Prodanit situata e krijuar nga protesta e banorëve të fshtit Nivicë, po tensionohet nga momenti në moment.

Banorët tashmë kanë ngritur “kampingun” e tyre të çadrave dhe vazhdojnë të qëndrojnë të palëvizur nga vendi, duke bllokuar prej katër ditësh punimet për rrugën që të çon në gjirin turistik. Nga ana e saj, policia ka “perfeksionuar” armatimin. Dje policët mbanin në duar automatik e kishin veshur jelek antiplumb, ndërsa në kodrat dhe pyllin përreth Grykës së Prodanit ishin shpërndarë edhe snajperistë, që vëzhdonin lëvizjet e protestuesve nga distanca.

Banorët

Banorët dje kishin ngritur çadra në Grykën e Prodanit, ndërsa ushqimi i tyre sigurohej nga të rinjtë dhe gratë, që shkojnë në fshat. Pasi marrin furnizim, kthehen sërish në vendin e mbushur me çadra për t’u mbrojtur nga i ftohti i këtij dimri.

Numri i banorëve protestus ka arritur në rreth 400 persona.

Gjatë natës bëhet roje me turne, për të vëzhguar se mos policia tenton të futet në Kakome, duke shfrytëzuar errësirën.

Ndërkohë edhe dje ka vazhduar ardhja e emigrantëve nga Greqia, në mbështetjes së protestës në Kakome.

Policia

Numri i forcave policore, sipas burimeve nga komisariati i policisë në qytetin e Sarandës, ka shkuar në rreth 100 efektiva. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, nga Tirana dhe Gjirokastra, ndërkohë që përforcime ka dhe nga komisariatet e policisë së Tepelenës, Gjirokastrës, Përmetit dhe Vlorës. Sipas burimeve të policisë, mësohet se ata ndodhen aty për të mbrojtur mjetet e ndërtimit dhe drejtuesit.

Ndryshe nga ditët e tjera, dje policia ishte e armatosur me automatik dhe antiplumb. Pas qënmdrimit ballë për ballë për dy ditë, dje policia ka ndryshuar qëndrim, duke u përhapur në pyllin e dendur në Grykën e Prodanit. Në pikat kryesore të malit të Makashit janë vendosur snajper, të cilët vëzhgojnë të gjitha lëvizjet e banorëve që kryejnë furnizimin e protestuesve me ushqime kryesisht në orët e mëngjesit.

Deri në orët e vona të ditës së djeshme, nuk janë vërejtur konfrontime të reja midis grupit të protestuesve dhe policisë.

Vladimir Kumi, kryeplaku

“Ali Pasha dhe Fatos Nano, dy pashallarët

që s’e bënë të tyren Kakomenë

Si paraqitet situata pas tre ditë protestash?

Vazhdojmë të përballemi me provokime të shpeshta nga ana e policisë, por ne po përmbahemi dhe po parandalojmë një gjakderdhje të paparishikuar. Kjo është evituar falë gjkftohtësisë tonë në momentet që policia është afruar dhe ka provokuar banorët në mënyra nga më të ndryshmet. Nuk lejuam asnjë nga ne që të godiste policinë që të mashtrohej nga ajo.

Si e velrësoni këtë protestë?

Kjo është e drejtë. Ne jemi pronarë të Kakomesë, kemi të gjitha dokumentet që të bindim Nanon të largohet këtej përgjithmonë.

Keni vendosur si do të vazhdojë protesta juaj më vonë?

Sigurisht që po. Megjithëse po pengohet furnizimi jonë me ushqime, ne do të hamë edhe barë. Ndërkohë masat e tjera që do të marrim do t’i bëjmë të ditura. Ali Pasha dhe Fatos Nano, sipas historisë do të jenë dy pashallarët që nuk e bënë të tyre Kakomenë. E kemi për nder të bëhemi dëshmorë për bukurinë e Kakomesë, tokat, kullotat dhe arat tona. Ne nuk lëvizim këtej pa na u dhënë e drejta që na takon vetëm ne. Kërkojmë mbështetjen e politikës në kërkesat tona.

Flasin banorët

Kristina Papagjika (e kthyer nga Greqia)

“Jam e betuar të vdes për këtë tokë”

“Më janë dashur 13 orë, për të mbërritur nga Athina për në Nivicë. Jam e betuar që të vdes për tokën time dhe jo të ngelem rob gjithë jetën në Shqipëri e Greqi. Asnjë tjetër përveç neve nuk gëzon të drejtën të bëhet pronar i ligjshëm i kësaj toke të larë më gjakë në të gjitha luftrat e zhvilluara”.

Koço Thanasi

“Demokratë e socialistë për të mbrojtur bukuritë e Kakomesë”

“Policia bën provokime të njëpasnjëshme, por ne po distancohemi dhe nuk do të durojmë shumë deri sa t’i detyrojmë të ikin. Mbi 300 banorët, që janë këtu, janë demokratë dhe socialistë për të ndaluar ujkun Nano të hajë bukurinë e Kakomesë.

Roland Isai

“Unë jam pronari, Nano është hajduti”

“Unë jam pronari, Nano është hajduti. Ai vjen dhe më vjedh mua. Me ç’të drejtë. Ne nuk e lejojmë vjedhjen e zgjuar të Kryeministrit. Në asnjë vend të botës nuk bëhet kjo që po bëhet këtu. Po shkatërrohet e gjithë Saranda, jo vetëm Kakomeja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›