Biznesi në skenë si faktor politik
24/02/2005 Biznesi në skenë si faktor politik
Henri ÇILI
Nëse zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, ato të vitit 2001 dhe ato lokale 2003, hapën një nga temat kryesore të debatit demokratik, “përfshirja e biznesit në politikë”, apo më saktë “raportet e biznesit me politikën”, zgjedhjet që janë në prag duket se do ta elaborojnë gjerësisht këtë temë. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Biznesi, është një nga aktorët shoqërorë në përpjekjen demokratike të Shqipërisë, i cili ka reaguar më shpejt, më me dinamizëm në “kërkimin” plot guxim të shoqërisë shqiptare për të struktuar një sistem tjetër marrëdhëniesh ekonomike, shoqërore, kulturore. Dhe sigurisht më me rezultat se shumë aktorë të tjerë, përjashtuar ndoshta emigracionin. Me shenjat që ai dha në zgjedhjet e kaluara, biznesi duket se këto zgjedhje do të jenë “më agresive”, “më kërkuese” kundrejt aktorëve kryesorë politikë, Partisë Demorkatike në opozitë dhe Partisë Socialiste në qeveri. Jemi në periudhën e ngjizjes së një fenomeni, të pandashëm tani e tutje për sistemin politik ku kemi hyrë: raporti i biznesit më politikën.
Para së gjithash do të duhej të shënonim se biznesi shqiptar mbërrin në vitin e 15–të me një profil tipik prej “biznesit” të fillimeve, prej kapitalizmit të fazave të para. Profili i biznesit shqiptar, si aktor i ri shoqëror me peshë të jashtëzakonshme në jetën e vendit, dhe me një peshë në kërkim edhe në jetën politike, luhatet nga biznesi i guximtarëve, që aktivizuan intuitën e menaxherit te vetja dhe me çanta dhe thasë, nisën tregtinë në fillim të viteve ‘90 për të mbërritur te çarterat, tek aksionet në bursat perëndimore, 15 vjet më pas. Vazhdon me ekonominë informale, e cila luhatet nga shkelja e ligjeve apo moszbatimi i tyre deri tek evazioni fiskal, por pa mbërritur te paraja e krimit. Dhe grupi i tretë sigurisht është ekonomia kriminale, e cila ka bërë para nga trafiku i qenieve njerëzore, prostitucioni i detyrueshëm apo droga dhe grabitjet.
Në të trija këto dimensione dhe në dhjetëra nuanca brenda tyre, për të mos thenë në mijëra raste, politika shqiptare duhet të përballojë “problemin e biznesit” sot në disa forma. Mund të vërejmë dy tendenca kryesore në “trajtimin” e problemit, apo më mirë ta quajmë “emergjenca biznesi” këto zgjedhje. Është vizioni dhe praktika që qeveris e mishëruar kjo te ligjërimi i Kryeministrit Nano, i cili jo më kot e ka shpallur veten “mik i sipërmarrjes” edhe pse përfaqëson një parti të majtë. Eshtë e qartë se, nëse trajtimi nga ana e shumicës aktuale i problemeve të biznesit, menaxhimi i interesave të tij kundrejt interesit të përgjithshëm, do të kishte qenë i përshtatshëm nuk do të bëhej fjalë për një “emergjencë biznesi”. Në radhë të parë kemi një fakt të gjithëpranuar, mungon kushti “sine qua non”, që kërkon sipërmarrja shqiptare: konkurrencë të lirë dhe kushtet e barabarta të garës në treg. Kjo nuk është më një akuzë e konferencave bajate për shtyp të opozitës, por është një vlerësim i organizmave ndërkombëtare, ku Shqipëria renditet ndër vendet me koeficient nga më te ulëtit për sa i përket shkallës së konkurrecshmërisë së tregut të brendshëm. Dhe ç’është më e keqja, treguesit vijnë dhe përkeqësohen.
Paralelisht me këtë janë shfaqur të gjitha fenomenet negative për mënyrën se si një qeveri apo një lidership politik mund ta trajtojë biznesin: Kufizimi dhe klientelizmi në privatizime, në leje ndërtimi dhe licensa, në shpërndarjen e barrës fiskale. Për të përfunduar e gjithë kjo te ryshfetet dhe shndërrimin e biznesmenëve në “pagatorë” të vizitave apo turizmit brenda apo jashtë vendit, të qeveritarëve nga më të lartët. Kohët e fundit, i ekspozuar ndaj kritikave të shumta Kryeministri Nano ka shpallur se “do të bëhet barrierë për futjen e politike në listat e partisë së tij të njerëzve të biznesit”.
Nga ana tjetër, opozita dhe lideri i saj, Sali Berisha, kanë qenë në një raport “sui generis” për natyrën prej partie të djathtë, ku e vendos veten Partia Demokratike në funksion të shtratit ideologjik të programit të saj. Zoti Berisha është një tip politikani, i cili ka një raport të huaj me paranë. Mjafton të përmendim se ku banonte ai kur ishte Presidenti i Republikës dhe deri muajt e fundit, apo të kujtojmë “barcaletat” krejt të vërteta të sjelljeve të tij në restorante apo lokale. Për “klientin Berisha” çmimet në lokale apo restorante kanë mbetur në vitin 1992. Ky tipar personal ka ndikuar dhe vizionin e Partisë Demokratike për mënyrën se si është parë deri më tani biznesi. Nga ana tjetër, në 5 vitet e qeverisjes së Partisë Demokratike, ku duhet shënuar se shkalla e lirisë ekonomike ishte jashtëzakonisht më e lartë sesa tani, biznesi ishte ende në fillimet e veta dhe ende i pakonsoliduar dhe i partikuluar si një faktor shoqëror apo politik. Në logjikën e “mosnjohjes” së biznesit dhe rolit të tij në një sistem të demokracisë liberale, ka vijuar dhe raporti i PD me biznesin deri para pak kohësh. Duke mos ndarë asnjëherë mirë përgjegjësinë e zyrtarëve të korruptuar me biznesin, që përfiton nga shkelja e ligjit, dy shkelje që nuk mund të vendosen kurrë në të njëjtin plan, zoti Berisha nuk e ka diferencuar biznesin si aktor shoqëror më vete, me dinamikën, interesat, pse jo dhe moralin e vet specifik. Shto këtu dhe obsesionin e liderit të opozitës për të ofruar një shembull ndershmërie dhe pakorruptueshmërie kundrejt një shumice me korrupsion galopant, trajtimi i biznesit nga opozita deri më sot ka lënë shumë për të dëshiruar. Aq më tepër për një parti të djathtë, që edhe pse moderon kërkesën e të gjitha grupeve shoqërore drejt interesit të përgjithshëm është, në fund të fundit, një parti e kapitalit.
Duket se diçka po ndryshon në këtë drejtim të paktën po të analizojmë ligjërimin e zotit Berisha. “Ne nuk ngatërrojmë Llazi Angjelin me Anastas Angjelin”, tha Berisha në një takim me Dhomën e Tregtisë dhe të Industrisë në Elbasan, kur disa vite më parë ai akuzonte pikërisht sipërmarrësin Llazi Angjeli për shumë mëkate. Duke shënuar njëkohësisht një rekord tjetër: ishte hera e parë që ai shkel në derën e një dhome tregtie si kryetar i opozitës pas vitit 1997.
Sidoqoftë jemi ende në fillimet e rikonceptimit të rolit të biznesit në jetën ekonomike dhe politike shqiptare. Duket qartë se tema mbetet për t’u elaboruar në muajt në vazhdim, në projektet dhe platformat politike në vazhdim. Të thuash se “biznesi dhe politika duhet t’i kenë punët e ndara” apo që “biznesi kriminal po kërkon të kapë shtetin”, do të thotë të japësh dy pamjet ekstreme të rolit të biznesit në një shoqëri të demokracisë liberale. Mes këtyre dy ekstremeve ka shumë e shumë situata. Çështja është shumë më e komplikuar se kaq dhe debati për të ka nisur. Tema të tilla si “konflikti i interesave”, “deklarimi i pasurive” , “legalizimi i ndërtimeve pa leje” etj., nuk janë veçse argumente të këtij debati të madh. Nga këto zgjedhje e tutje biznesi shqiptar në një kor ende të çakorduar thotë: “Na llogaritni edhe ne!”