Privatizimet, paratë në buxhet pas zgjedhjeve
24/02/2005 Angjeli ka rikonfirmuar privatizimin e ARMO-s dhe Albtelekomit, në fund të prillit
Angjeli ka akuzuar opozitën dhe KOP-in se po rrezikon procesin e privatizimit, duke sjellë një imazh negativ për vendin dhe duke e shoqëruar këtë proces me një faturë të rëndë financiare, që do të mbetej në kurriz të buxhetit
Ndërmarrjet strategjike do të privatizohen në fund të prillit, por paratë e tyre do të merren pas zgjedhjeve si garanci, se nuk do të përdoren për fushatën elektorale. Ministri i Ekonomisë, Angjeli, nuk e ka marrë për bazë shqetësimin e opozitës në lidhje me privatizimet, por ka rikonfirmuar se plani i privatizimeve do të shkojë ashtu siç është parashikuar dhe në fund të prillit pritet që Albtelekomi dhe ARMO të ndryshojnë pronar. Duket se qeveria shqiptare ka dhe mirëkuptimin e ndërkombëtarëve në lidhje me këtë proces, që nga momenti që zgjedhjet dhe fushata elektorale nuk konsiderohen si problem. ”Nuk kemi marrë asnjë sinjal stepje nga investitorët e huaj dhe ne jemi të bindur që klima politike nuk do të pengojë privatizimin”, ka deklaruar Angjeli. Ndërkaq, përfaqësuesi i FMN–së në Tiranë, Olters, ka pranuar se në rast se çdo gjë shkon sipas planit, askush nuk ka pse të jetë kundër privatizimit. “Në rast se gjërat do të bëhen mirë, siç janë planifikuar dhe sipas të gjitha kritereve, atëherë nuk kemi asnjë arsye për të qenë kundër privatizimit”, ka deklaruar Olters. Kështu, informacionet e bëra publike për privatizimet, Angjeli i ka shoqëruar dhe me një kundërpërgjigje në adresë të opozitës dhe të KOP-it, për çështjen e ngritur mbi privatizimin. “Të kërkosh ndërprerje të procesit të reformave, privatizimit apo të bësh sekuestro dhe rishtetëzim të pronës private, do të thotë të pengosh dhe, njëkohësisht, të dëmtosh imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë”, është shprehur Angjeli. Ministri i Ekonomisë ka akuzuar opozitën se po rrezikon procesin e privatizimit, duke sjellë një dëm financiar për arkën e shtetit. “Thirrjet për një ndalim të procesit, nuk janë veçse veprime abuzive, të qëllimshme politikisht, të dëmshme ekonomikisht dhe financiarisht, që synojnë të prishin klimën e mirë të krijuar për investitorët e huaj dhe lirinë ekonomike, tashmë të krijuar në vendin tonë”, tha Angjeli. Ministri ka kujtuar se ndërprerja e procesit do të sjellë vetëm dëme dhe pasoja negative, lejimi i të cilave do të ngarkojë me përgjegjësi çdo person apo forcë politike shkaktare. “Më lejoni të bëj një krahasim me Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat janë përpara në procesin e integrimit në BE, vetëm sepse janë shumë më të avancuar se ne, në këto procese, duke e përfunduar procesin e privatizimit”, tha Angjeli. Duke sjellë një shembull të transparencës me të cilën po kryhet procesi i privatizimit të Albtelekomit dhe ARMO-s, Angjeli ka kujtuar faktin se, i gjithë kuadri ligjor për realizimin e fazës së përgatitjes për privatizim dhe fazës ekzekutive për marketimin e shoqërive, Albtelekom dhe ARMO, është publikuar në median e shkruar dhe atë elektronike për një periudhë janar-qershor 2004. Përveç publikimeve në vend, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me konsulentët ndërkombëtarë, këtë proces e shoqëruan edhe me konferenca ndërkombëtare e prezantime në SHBA, Francë, Itali, Austri, Hungari, Kroaci, etj. Gjithsesi, ministri i Ekonomisë nuk mund të thotë asnjë shifër të përafërt të vlerës që mund të kenë dy ndërmarrjet strategjike, ndërkohë që dihet me saktësi se në fund të prillit do të hapet tenderi, por paratë do të vijnë në buxhet mbas korrikut. “Paratë e siguruara nga shitja do të arkëtohen pas korrikut 2005, kur të ketë përfunduar procesi zgjedhor", ka deklaruar Angjeli. Ndërkaq, në aspektin teknik, duket se faza e fundit e privatizimit ka ecur mirë. Për Albtelekomin janë ofruar rreth 11 kompani të huaja, ndërkohë që për ARMO-n janë 9 konkurrentë.
Konkurrentët për Albtelekomin
1. Konsorciumi Telekom Korean / Samsung - Korea
2. Konsorciumi Turk Telekom / Calik Enerji Telekomunikasyon - Turqi
3. MTC / Mohamed Abdul Mohsen Al-Kharafi & Sons (MTC Albania Consortium)- Kuwait
4. Telekom Slovenije - Slloveni
5. Western Wireless INT - USA
6. Communicorp – Irlande (O’BRIEN CELLULAR LTD)
7. Adonai Telekom - USA
8. EOSS - Austri
9. Qtel - Katar
10. Reliance - Indi
11. PSC – Shqipëri
Konkurrentët për ARMO-n
1. Konsorciumi Bankers Petroleum LTD (Canada)
2. Eni S.p.A. (Italy)
3. INA – Industrija Nafte d.d. (Croatia)
4. Motor Oil Hellas-Corinth Refineries S.A. (Greece)
5. Konsorciumi Samsung Corporation (Korea) dhe Korean National Oil Corporation - KNOC (Korea)
6. OCIPED (Oman)
7. ITERA Group (Russia)
8. Konsorciumi Vision Oil & Refining Co. (US) dhe UOP Ltd. (US)
9. Konsorciumi East Point Holding Ltd. (Qipro) dhe Viktoria Nafte dhe Gaz Ltd. (UK)
Bursa, në 2005-ën tregtohen aksionet e para
Bursa pret të hedhë në tregun e letrave me vlerë bonot e thesarit, për të vazhduar më pas me aksionet e kompanive private. Drejtori i Bursës së Tiranës, Elvin Meka, beson se brenda vitit bursa do të mund të funksionojë edhe de fakto, përveçse de juro. “Ne shpresojmë të tregtojmë fillimisht letrat me vlerë të qeverisë, për të vazhduar më pas me ato të kompanive private", thotë Meka. Por, edhe pse nuk mund të thuhet asnjë afat kohor konkret se kur qytetarët do të kenë mundësinë të blejnë aksione në bursë, mbetet gjithnjë shpresa se deri në fund të këtij viti, bursa do të funksionojë si një bursë e vërtetë. Kështu ka përfunduar strategjia e hartuar me konsulencën e BB-së në lidhje me tregun e letrave me vlerë, ku do të operojë bursa dhe që pritet të japë efektet e veta. “Ne jemi duke i bërë hapat e matura, duke kontrolluar mirë terrenin dhe duke zbatuar të gjitha rregullat e duhura”, thotë Meka. Kështu, sipas drejtorit të Bursës, vetë qeveria ka në dorë strategjinë dhe ka marrë jo vetëm angazhimin, por dhe përgjegjësinë për të bërë të gjitha detyrat e veta, në mënyrë që bursa të funksionojë. Kështu duket se hapi i parë do të jetë kalimi i bonove të thesarit ose i letrave me vlerë të qeverisë në Bursën e Tiranës.