E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli hap dyert për publikut

Nga një gjykatë e "mbyllur" trupa gjyqësore e Apelit do të jetë më transparente për qytetarët. Kjo falë edhe një programi ndërkombëtar i mbështetur nga qeveria amerikane. Dje, në një ceremoni publike u hap zyrtarisht zyra për informimin e publikut në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes ishin ambasadori i SHBA-së John L. Withers, zëvendëskreu i prezencës së OSBE-së, Renate Herrmans, ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, dhe zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Në fjalën e tij, ambasadori i SHBA-së, Withers, duke iu referuar ngritjes së zyrës për informimin e publikut, tha: "Ndërhyrje të tilla, megjithëse relativisht të vogla, janë ato që bëjnë një ndryshim të vërtetë, si në përvojën aktuale të publikut, ashtu edhe në perceptimin e tyre mbi gjyqësorin. Ndërhyrje si këto përmirësojnë dhënien e drejtësisë në mënyrat që publiku i sheh dhe i ndjen". Zëvendëskreu i prezencës së OSBE-së, Herrmans, komentoi se transparenca në procedurat gjyqësore është qëllimi kyç i këtij projekti. "Realizimi i objektivave të këtij projekti të vogël është një bazë e mirë për të luftuar korrupsionin në gjykata dhe për të nxitur shtetin ligjor".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›