E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria kthen 6 automjete luksoze

Prokuroria e Përgjithshme, në vijim të bashkëpunimit me autoritetet italiane, gjermane e franceze ka bërë të mundur kthimin në këto vende të 6 automjeteve të vjedhura. Sipas njoftimit të akuzës qendrore, thuhet se në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe prokuroritë e Tiranës, Shkodrës e Kurbinit janë kthyer automjetet tip "BMW 535" dhe dy automjete "BMW X5". Ndërkohë, në Gjermani janë kthyer edhe dy automjete tip "Audi Q7" dhe PORSCHE BOXTER, të cilat ishin sekuestruar në qytetin e Beratit. Në Francë është dërguar një automjet tim "BMW-530", e cila ishte sekuestruar në Krujë. "Prokuroria e Përgjithshme konfirmon edhe një herë vullnetin e saj të plotë për kthimin e të gjitha automjeteve të vjedhura të gjendura në territorin e Shqipërisë dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të evitojnë blerjen e makinave në tregje informale dhe nga persona të palicencuar për kryerjen e një aktiviteti të tillë", përfundon njoftimi i akuzës qendrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›