E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama udhëheqës i klaneve mafioze

TIRANE- Kryeministri shqiptar Sali Berisha sulmon me gjuhë të ashpër kundërshtarin e tij politik në mesazhin e përshëndetjes për të gjithë qytetarët që morën pjesë në manifestimin e 8 dhjetorit që u zhvillua në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Kryeministri ka lëshuar akuza të ashpra për jetën private të Ramës por dhe akuza për drejtim të klaneve mafioze.

“Jam i vetëdijshëm se në sheshin “Skënderbej” nuk ishin të paktë  madje të shumtë, që ndjeheshin të lënduar, ndjeheshin të irrituar me të drejtë, sepse sot pas 19 vitesh një njeri, një udhëheqës i Partisë Socialiste, por do të më falni, se do të shprehem, një udhëheqës pa brekë, sepse siç ka dalë zotëria e tij në plazhet publike, nuk ka një politikan të vetëm në botë që të ketë dalë, nuk ekziston një politikan që vazhdon karrierën politike pas një akti apo një gjesti të tillë, ai njeri deklaron se do të shkelmojë mbi votën tuaj, deklaron se nuk njeh vullnetin tuaj. Pse kjo? Absolutisht fund e krye, vetëm për interesa mafioze të pastra. "- deklaroi Berisha.

Kreu i qeverisë ka vazhduar më tej akuzat:' Edhe një herë ju ftoj të vazhdojmë rrugën tonë, rrugë dinjiteti, rrugë e lodhshme, rrugë suksesi. Të ecim të sigurtë, të ndërtojmë Shqipërinë evropiane. Dhe unë dua të zotohem sot prapë para jush, se ky pinjoll i Bllokut, nuk do të mund të luajë kurrë me vullnetin tuaj, se përpjekja e tij për të luajtur me votën tuaj dhe vullnetin tuaj, do të marrë përgjigjen më serioze ligjore dhe se çfarë do që të bëjë ky bos i aleancës punisto-mafioze, s’do të mundet kurrë të bllokojë çmontim çdo ditë të klaneve mafioze, që ai udhëheq, nxjerrjen nga kthetrat e tyre të pasurive publike që kanë përvetësuar, vendosjen e tyre para ligjit. Dhe në këtë betejë, edhe një herë e theksoj, në mënyrë absolute, nuk do të ketë asnjë nuancë politike. Ata, të cilët, vënë në dyshim karakterin jopolitik të kësaj beteje, i ftoj të paraqesin qoftë edhe dokumentin më të vogël ndaj cilitdo dhe të provojë nëse Sali Berisha do të qëndrojë një lloj apo jo.

(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›