PD kundër propozimit të socialistëve. Patozi: Shkelet kodi zgjedhor
Maxhoranca e kundershton ne menyre kategorike propozimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, per hapjen e materialeve zgjedhore dhe qe per fletet e votimit te shprehet Komisioni i Venecias. Nenkryetari I Partise Demokratike Astrit Patozi tha se kjo eshte ne kundershtim me kodin zgjedhor.
“Propozimi i fundit i zotit Rama është njëkohësisht edhe dhunimi i fundit qe kryetari i PS po kërkon t’I bëjë kushtetutës, ligjeve, kodeve dhe vendimeve të gjykatave të vendit. Hapja e kutive të materialeve zgjedhore dhe dërgimi I tyre në arkivë për arsye themelore kushtetuese shoqërohet me asgjesimin e fletëve të votimit. çdo qëndrim tjetër i ndryshëm është antiligjor dhe antikushtetues” tha Patozi.
Ndërsa, përsa i përket Komisionit të Venecias për maxhorancën nuk ka asnjë mënyrë tjetër për t’iu drejtuar këtij institucioni, përveç nëpërmjet gjykatës Kushtetuese. “është vetëm kjo gjykatë, e cila po e pa të arsyeshme mund t’I drejtohet komisionit të Venecias për të dhënë mendim për vendimet e saj. Natyrisht në asnjë rast apo rrethanë, si garante e Kushtetutës, asaj nuk mund t’I bëhet presion me greva politike” tha Patozi.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi