E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Vendimi i KQZ-së për Shalën, i turpshëm

Partia Socialiste në Shkodër ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të numëruar votat e komunës Shalë në Tiranë.
 

Në një prononcim për mediat përfaqësues të PS-së në Shkodër i kanë kërkuar KQZ-së të tërhiqet nga vendimi ndërsa kanë kërcënuar se do të bllokojnë daljen e KZAZ-së numër 42 për të mos lejuar transportimin e kutive drejt Tiranës.
 

Sipas Partisë Socialiste në Shkodër vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve është i turpshëm dhe ka përqëllim manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve lokale në komunën Shalë.
 

Ndërkohë më herët Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve vendosi që votat për zgjedhjen e kryetarit të komunës Shalë të transportohen në Tiranë ku do të numërohen në ambjentet e këtij institucioni.
 

Kjo erdhi pas bllokimit të procesit të numërimit, si pasojë e një mosmarrëveshje mes përfaqësuesve të dy kampeve politike.

Ndërkohë ditën e djelë u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale për komunën Shalë të qarkut të Shkodrës ku kandidojnë përballë njëri- tjetrit Dedë Tonaj nga koalicioni “Aleanca për qytetarin” dhe Bal Vuksani nga koalicioni “Aleanca për të ardhmen”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›