E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i Netanjahut Hamasi jo qellimeve anti izraelite

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu apeloi lëvizjen Hamas për të hequr dorë nga qëllimi i shkatërrimit të shtetit të Izraelit. Sipas tij, derisa kjo ditë të vijë, lëvizja nuk do të jetë një partner për paqen në Lindjen e Mesme.

Netanjahu i ka bërë këto komente pas takimit me presidentin francez, Nikolas Sarkozi dhe ato vijnë pasi Hamas ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryeministrin palestinez, Mahmud Abaz.

Ndërsa,  Sarkozy i tha të përjavshmes Express se do të nxisë një raund të ri bisedimesh për paqen mes Izraelit dhe Palestinës, para se liderët palestinezë t’i kërkojnë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator të njohë shtetin e tyre edhe mbi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›