E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë, ish-ministri dënohet për korrupsion

Alejandro Roca Iglesias, ish-ministër në Kubë, është dënuar me 15 vjet burg për korrupsion.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se është dënuar me 20 vjet burg edhe biznesmeni kilien Max Marimbo,një mik i afërt i liderit revolucionar Fidel Castro.

Është hera e parë që zhvillohet një proces i tillë kundër korrupsionit në Kubën komuniste, që përfundon me dënimin e një ministri.

Ish-ministri i Ushqimit, 75 vjeç, u shkarkua nga detyra në vitin 2009, pas një karriere mjaft të gjatë në politikë.

Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste, “Granma”, shkruan se gjyqtarët kishin marrë prova të forta që lidhnin dy të pandehurit me çështje korrupsioni.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›