Adriatik Llalla: Politikanët të dhëna informale
21/07/2011 ILDKP prezanton para deputetëve të Komisionit të Ligjeve raportin për 2010
“Prokuroria nuk zgjeron hetimin për mënyrën se si objekti ka krijuar të ardhurat”
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Lalla, ka raportuar dje para deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ligjeve punën e bërë nga institucioni që ai drejton gjatë vitit të kaluar. Në fjalën e tij para deputetëve kryeinspektori sa i përket deklarimit të pasurive të zyrtarëve ngriti shqetësimin e “dhuratave”, të cilat, sipas tij, është e vështirë që të hetohen. “Zyrtarët japin të dhëna informale në deklarimin e pasurive të tyre”, - tha Llalla. Duke iu përgjigjur interesimit të deputetit Dashnor Sula mbi bashkëpunimin institucional mes Inspektoratit dhe Prokurorisë, Llalla theksoi se organi i akuzës ka pushuar disa çështje të kallëzuara nga institucioni i tij pa argument bindëse.
“Ne kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, sikurse kemi bërë të ditur në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes me KLD-në. Ne synojmë hetimin e rasteve të gjyqtarëve lidhur me hyrje daljet nga territori i Shqipërisë. Arsyet pse ata dalin, mundësitë për të mbuluar shpenzimet me të ardhurat që ata kanë. Sipas marrëveshjes, para se të vendoset pushimi i procedimit ose gjatë hetimit të rasteve, personat tanë të kontaktit do të diskutonin me prokurorët e ngarkuar, me qëllim që para se të merrej vendimi të merrej mendimi i institucionit tonë. Në prokurori nuk kryhet asnjë veprim tjetër hetimor, bëhet vetëm kontrolli i veprimeve tona, se si është kryer procesi investigues prej nesh. Prokuroria nuk zgjeron hetimin për mënyrën se si objekti ka krijuar të ardhurat”, - u shpreh Llalla. Ndërsa pyetjeve të ngritura nga Enkelejd Alibeaj: “Këto rastet pushuara janë të ngjashme me rastet e çuara në gjykatë nga prokuroria kanë pasur të njëjtën të dhënë? Ju pretendoni të ketë standard të dyfishtë trajtimit të çështjeve?”, kreu i ILDKP-së iu përgjigj: “Të gjitha rastet e dërguara prej nesh janë të bazuara në prova dhe gjykohen. Në vlerësimin tonë të gjitha vendimet e marra nga organi procedurës për pushimin e këtyre rasteve janë të pabazuara.”
Gjobat
Për vitin 2010 janë dhënë interpretime për trajtim dhe zgjidhje të rasteve konkrete, në 195 raste të dyshuara si në konflikt interesi. Krahas rolit parandalues Inspektorati i Lartë ka ushtruar dhe kompetencat e tij ndëshkuese. Gjatë vitit 2010 ILDKP-ja ka aplikuar masën administrative “gjobë” për 23 zyrtarë, të cilët janë gjendur në kushtet e konfliktit të interesave, ndër të cilët një ish-ministres, zyrtarë të pushtetit vendor e të administratës tatimore e doganore.
Dhuratat
Edhe gjatë vitit 2010 në praktikën institucionale është konstatuar që në deklarimet periodike të subjekteve deklaruese pasqyrohen të ardhura në rrugë joformale nëpërmjet personave të lidhur, si p.sh., dhurata në vlerat të konsiderueshme, huamarrje apo huadhënie në rrugë informale etj. Verifikimi për vërtetësinë e burimit të krijimit të këtyre të ardhurave paraqet si domosdoshmëri administrimin e deklarimit të vetë personave të lidhur me zyrtarin.