E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afatet, 6500 dosjet e pronave me pergjigje brenda dy viteve Rozeta Rapushi

Shtyhet per gati dy vite, perfundimi i shqyrtimit te 6500 dosjeve te pronareve te ligjshem te tokave. Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, tha dje me bindje para anetareve te Komisionit te Ligjeve, se pronaret kane te drejte te kerkojne nga agjencia pergjegjese njohjen e pronesise mbi nje ndertese apo toke, deri me 30 prill te vitit 2014. Por per opoziten, as kjo kohe nuk eshte e mjaftueshme dhe qeveria pavaresisht shtyrjeve, nuk do t'ia dale. "Po si do t'i dilet, zoti minister, qe te shqyrtohen 6500 dosje per kaq kohe. Do te duhen te merren 100 vendime ne dite", - u shpreh deputetja socialiste, Shega Ligori. Por ministri u shpreh i sigurt se me riorganizimin e programuar per t'u bere, eshte me se e realizueshme. "Ne kemi publikuar draft-strategjine se si do te shqyrtohen keto 6500 dosje brenda nje viti e gjysme, ketu po e percaktojme dy vjet. Shqyrtimi do te realizohet me dy metoda, me metoden qe ka te beje me ristrukturimin e agjencise, si dhe me metoden tjeter, cila do te ezauroje nje numer jashtezakonisht dosjesh te medha ne menyre te shpejte te pakten brenda muajve te pare qe ligji do te hyje ne fuqi", - u shpreh Halimi. Madje, ministri sqaroi se kjo strategji, eshte hartuar ne bashkepunim me eksperte nderkombetare te Bankes Boterore, Bashkimit Europian, USAID etj. Ne lidhje me kete proces, kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, propozoi rritjen e numrit te punonjesve te Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave me synim pershpejtim te punes edhe afateve. "Eshte e domosdoshme qe te kete nje detyrim qe AKKP te kete afat per percaktimin e personelit te nevojshem qe te avancoje sa me shume. Ngre shqetesimin ketu qe kjo agjenci ka nje numer shume te vogel personeli, duhet rritur kete numer, do te mund te ece perpara duke pasur parasysh numrin e dosjeve", - tha Mediu. Sipas tij, eshte shqetesues fakti qe here pas here, ne Kuvend kerkohet shtyrje te afateve per shqyrtimin e dosjeve te pronareve te ligjshem. Ai kerkoi qe te kete nje axhende konkrete, qe te dorezohet ne qeveri brenda dy muajve per menyren se si do te zgjidhet ky problem brenda vitit 2014. "Nje pjese e problematikes se pronave, eshte mosrespektimi i afateve ligjore. Ne menyre qe te mos kthehemi me", - tha Mediu. Por, sipas Ministrit te Drejtesise, nje gje e tille nuk ka pse te percaktohet apo behet pjese ne ndryshimet ligjore, pasi ky institucion shume shpejt do te veje ne zbatim draft-strategjine. "Ministria e Drejtesise ka filluar me AKKP procesin e ristrukturimit te te gjithe agjencise. Nje proces i tille eshte i implementuar edhe ne draft-strategji qe pritet te miratohet muajin e ardhshem, me konsulence nderkombetare. Ky proces po kryhet nga qeveria. Eshte nderhyrje e panevojshme, ndonese shqetesimi eshte i drejte qe ngre zoti Mediu", - u kunderpergjigj Halimi. Per rrjedhoje, komisioni me shumice votash, nuk e mori parasysh propozimin e bere. Ne draft-strategjine e pronave te shqyrtuar pak kohe me pare, ne Ministrine e Drejtesise, percaktohet qe ne menyre te shpejte kerkohet perfundimi brenda vitit 2014, i procesit te njohjes se pronesise se subjekteve te shpronesuar, per rreth 7000 dosje qe kane mbetur pa u trajtuar per kedo, duke perfshire edhe komunitetet fetare.

Mediu-Majko, perplasje ne komision per pronat

Propozimet e bera dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, nga dy ministra te ndryshem te qeverise per ndryshimet ne ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave, shkaktuan debate dhe nuk kaluan pa kritikat e opozites. Duke qene se si Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, edhe ai i Mjedisit, Fatmir Mediu, propozuan amendamente te ndryshme, socialistet e cilesuan kete nje shkelje Kushtetute. "I kerkoj ndjese te dy deputeteve qe jane edhe ministra, por mendoj se po e vendosin komisionin ne nje situate te paprecedente. Une ketu kam nje projektligj te firmosur nga kryeministri. Tani komisioni ka perballe dy ministra qe vijne me mendime te ndryshme. Mendoj qe kjo histori nuk mund te diskutohet keshtu. Ne qofte se kryeministri ka firmosur nje projektligj, dy ministrat ne baze te Kushtetutes, nuk mund te paraqiten me dy mendime te ndryshme", - kritikoi Pandeli Majko. Sipas tij, anetaret e komisionit, nuk mund te jene arbitra midis anetareve te qeverise. "Zoti Mediu, une ju respektoj, po ju nese keni mendime te ndryshme t'i paraqisni ne qeveri. Po nese qeveria firmos nje projektligj nga kryeministri, ju nuk keni te drejte kushtetuese te vini ketu me mendime te ndryshme", - vijoi ai. Por jo vetem per Mediun, por edhe per socialistet si Bashkim Fino, ne kete pike nuk behet fjale per cenim te Kushtetutes. "Ne jemi plotesisht ne perputhje me rregulloren dhe zoti Mediu ka te drejten e tij te paraqese amendamente", - tha kryetari i komisionit, Ilir Rusmali. Ndersa Mediu, i tha Majkos qe Kushtetuten ta lexoje me mire e te mos beje debate te kota.

Kredi te buta, per personat qe do te lirojne shtepite e ish-pronareve

Nder objektivat specifike te percaktuara ne strategjine e pronave, eshte edhe lirimi i banesave te ish-pronareve. Ne nje prej objektivave, percaktohet shprehimisht se shtepite e ish-pronareve do te lirohen brenda pese viteve. Ne ndihme te personave, familjeve qe do te lirojne keto banesa, sugjerohet aplikimi i kredive te buta, sipas ligjeve ne fuqi. Nderkohe qe per te vene ne jete strategjine e pronave, propozohet ngritja e strukturave te Mekanizmit te Monitorimit te Strategjise, qe do te perbehen nga grupi Ndersektorial i Punes, grupi Keshillimor dhe Sekretariati Teknik. Te tri keto struktura qe do te ngrihen me urdher te kryeministrit dhe ministrit te Drejtesise me perberje perfaqesues nga grupet e interesit, institucioneve te prones, akademike e shoqeri civile do te monitorojne ecurine e zbatimit ne zgjidhjen e problemeve te pronesise. Keto grupe do te hartojne nje raport 1-vjecar te monitorimit, i cili do te permbaje te dhena mbi baze rezultatesh. Ndersa gjithashtu do te bejne edhe analize vleresuese te performances se rezultateve te punes cdo 3 muaj, qe do te paraqitet ne Ministrine e Financave. Keto grupe do te monitorojne realizimin e objektivave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›