Apeli i jep 25 vjet burg Zylfie Haklaj
Tropojania 45-vjecare akuzohet se ka vrare, per hakmarrje te kater vellezerve te saj
Tirane- "Shota" e Haklajve eshte denuar dje me 25 vjet heqje lirie nga Gjykata e Apelit. Vetem pak dite pas refuzimin te shtetit Suedez per ekstradimin e Zylfie Haklajt per llogari te drejtesise shqiptare, Gjykata e Apelit la ne fuqi vendimin e dhene nga Shkalla e Pare. Tropojania 45-vjecare, e njohur si "Shota" u denua per vrasjen e dyfishte te kryer per motive hasmerie, te Rasim Lumneshin dhe Ilir Gosturanin, ngjarje kjo e ndodhur ne mes te Bajram Currit. Dy seanca me pare prokurori i kerkoi gjykates shpalljen fajtore te 45 vjecares per vepren penale te "vrasje me dashje per motive hakmarrje" dhe denimin e Zylfie Haklajt me 25 vite heqje lirie. Sipas prokurorise, Zylfie Haklaj, motra e kater vellezerve te vrare, Halil, Shkelqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj, eshte autore e krimit te kryer ne zemer te Tropojes. Gjyqi ndaj Zylfie Haklajt fillimisht nisi ne Tropoje, por per arsye sigurie dosja u transferua ne Tirane. Zylfia, vajza e vogel e Muharrem Haklajt akuzohet si autore e ngjarjes se 2 prillit 2002, ku mbeten te vrare Rasim Lumneshi, nje prej njerezve me te fuqishem te Tropojes ne vite, Ilir Gosturani, si dhe u plagosen Izet Dusha e Hysen Biberaj. Vrasjet e kater vellezerve me mina te telekomanduara, snajper dhe prita te sofistikuara, e detyruan Zylfie Haklajt te rrembeje armen per te marre gjak per ta. Sapo mori vesh se Rasim Lumneshi, qe e akuzonte si shkaktarin kryesor te fatkeqesive te njepasnjeshme ne familjen e saj, ishte ne Tropoje, vajza e vogel e Muharrem Haklajt e vuri planin ne jete. Mesditen e 2 prillit te gjashte viteve me pare, Zylfia arriti ta qellonte Lumneshin per vdekje. Viktime mbeti dhe Ilir Gosturani, qe ishte ne nje tavoline ne Lumneshin, si dhe u plagosen dy persona te tjere. Pasi mori gjakun e vellezerve, ashtu sic e kerkonte kanuni, "Shota" e Haklajve mundi te arratisej derisa u identifikua ne Suedi, prane qytetit ku banonte i vellai. Emri i saj ndodhet ne listen e personave te shumekerkuar. Tashme, pas kater vellezerve te vrare, i vetmi qe ka mbetur gjalle nga djemte e Muharrem Haklajt eshte Hamdiu, i cili u arrestua pak kohe me pare ne Suedi, por u lirua serish, pasi fitoi azil politik.
Hakmarrja e "Shotes"
Kater vellezerit e vrare, Halil, Shkelqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj, ne prita te sofistikuara me snajper dhe me mina me telekomande, detyruan motren e vogel, Zylfien, te rrembente kallashnikovin dhe te merrte gjakun per vellezerit. Rasim Lumneshi, lindur ne Tropoje dhe me pas larguar me banim ne Fier, ku dhe ishte pronari i lokal "Shkelzeni", nga mik i familjes do te kalonte ne kundershtar, pasi akuzohej nga familja Haklaj se ishte shkaktari i fatkeqesive te njepasnjeshme dhe i implikuar ne kete serial vrasjesh.
Refuzimi i ekstradimit
Suedia refuzoi tre jave me pare ekstradimin e Hamdi e Zylfie Haklaj, nderkohe qe dha "ok"-in per kerkesen e Zylfie Haklajt lidhur me perfitimin e statusit te azilantes politike. Pas kerkeses se kesaj te fundit, ashtu si dhe vellait te saj, Hamdiut, edhe per te gjykata suedeze vendosi te pranoje kerkesen, duke perfituar statusin e azilantes. Prokuroria suedeze ka vendosur te mos ekstradojne drejt Shqiperise 45-vjecaren dhe vellane e saj 70-vjecar, pasi sipas vleresimit te tyre, ne Shqiperi "nuk mund t'u garantohet siguria". Pas Hamdiut, per te njejtat arsye, edhe Zylfie Haklaj ka perfituar azil politik ne Suedi. Gjate ketyre viteve, nga gjykata suedeze kane perfituar azil politik 14 pjesetare te familjes Haklaj, perfshi ketu edhe me te fundin, Zylfien.
Redinalda Caushaj