Tritol lokalit "Paluca", dyshohet konkurrenca
Lezhe- Persona te paidentifikuar kane hedhur nje sasi tritoli prej 200 gr ne lulishten e nje bar-restoranti te njohur prane superstrades Milot-Lezhe, ne fshatin Rrile. Ngjarja ka ndodhur duke zbardhur dita e djeshme, ndersa si pasoje e shperthimit te eksplozivit jane demtuar xhamat dhe pjesa e perparme e lokalit "Petrol Paluca". Pronari Gj. Palca, ka deshmuar ne polici pas ngjarjes se nuk ka pasur asnje konflikt gjate javeve te fundit me ndonje person ne zonen e Lezhes apo ne vendlindjen e tij, Puke. Hetuesit dyshojne se shkak i sulmit mund te jete bere konkurrenca, pasi edhe demet jane ne materiale. Policia qe mberriti ne vendin e ngjarjes, gjeti nje sasi prej 13 cm fitil zjarrpercjelles, kurse ne momentin e ngjarjes ne lokal nuk ka pasur njeri. Mesohet se 40 vjecari Paluca ka perjashtuar motivin e hakmarrjes per shkak te ndonje konflikti, duke pohuar se lokali ishte mjaft i frekuentuar dhe se dyshonte tek konkurrenca.
A.B.
A.B.