Sekuestrohen 32 kg heroine, makina dhe 62 mije euro
Operacion antidroge ne Luka, zbulohet organizata, 20 shqiptare ne pranga
Itali- Policia italiane ka arrestuar 20 shqiptare gjate nje operacioni antidroge. Sipas mediave italiane hetimet per ndjekjen e grupit qe merrej me trafikun e droges dhe shfrytezimin e prostitucionit, kishin nisur 15 muaj me pare dhe ishin shtrire ne disa zona te Italise, Pistoia, Pisa, Massa dhe Lombardi. Bashke me personat e arrestuar policia italiane ka sekuestruar edhe 32 kilograme droge, 5 automjete dhe 62 mije euro. Policia e provinces Luka, kishte nen hetim prej kohesh kete bande shqiptare, ku gjithsej jane 20 persona te hetuar per trafik kokaine dhe heroine. Droga vinte nga Holanda dhe kishte mberritur ne Itali me destinacion final provincen Luka, por edhe provincat e tjera si Pistoja dhe Masa. Nderkohe behet e ditur se kreu i kesaj organizate quhet Artur Lamjka 40 vjec, banor ne Segrominjo in Piano, i cili aktualisht nuk ndodhet ne Itali por ne Shqiperi. Ai ishte burgosur dhe debuar nga Italia ne vitin 2007. Por pavaresisht nga kjo, ky person vazhdon te drejtoje trafikun e droges fale kontakteve te forta qe mban ne veri te Evropes, per te trafikuar drogen drejt Italise.
A. Cena