E Diel, 1 Nëntor 2026

Apeli i kthen Dondollakun Krimeve te Renda

Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka rikthyer per rigjykim ne Shkallen e Pare, dosjen per Enver Dondollakun, i njohur si krahu i djathte i Aldo Bares, kreut te "Bandes se Lushnjes". Pas denimit ne mungese nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda me 25 vjet burg, duke i falur burgimin e perjetshem, mbrojtja ka apeluar vendimin, pasi kerkon pafajesi. Vladimir Mece, avokati i Dondollakut, ngriti pretendime per shkelje procedurale, pasi ishin gjykuar disa episode apo kerkesa te bera nga mbrojtja nga dy trupe gjykues, dhe jo nga ai kryesori i ceshtjes. Ky ka qene shkaku qe Apeli vendosi rikthimin e dosjes serish ne Shkallen e Pare te Krimeve te Renda. Ne baze te procedurave, pritet hedhja e shortit elektronik dhe caktimi i gjyqtarit te ceshtjes per rigjykim. Prokuroria akuzoi 31-vjecarin Dondollaku, si pjesemarres ne ekzekutimin e pese personave, plagosjen e dy te tjereve, si dhe shkaterrime te pronave te bera ne emer te bandes ne qytetin e Lushnjes. Sipas dosjes, qe disponon organi i akuzes, grupi u krijua ne korrik te vitit 1997, kur Artur Daja ka vrare Ramadan Shkurtin, vellane e Alfred Shkurtit (Aldo Bares). Menjehere pas vrasjes se vellait, Aldo Bare ka krijuar edhe grupin e tij kriminal, kur realizoi vrasjen e Artur Dajes, me 21 tetor te vitit 1998, ku koken e viktimes e ka shetitur ne qytetin e Lushnjes. Dondollaku dyshohet si personi qe ka shetitur neper qytet me koken e prere te rivalit te Aldo Bares, Artur Dajes. Aktualisht, 31- vjecari eshte duke u hetuar edhe per trafik droge, nderkohe qe gjendet ne qelite e burgut, por ne Itali. Gjykata italiane e ka denuar me 10 vite burg se fundmi, duke i falur gjashte vjet nga vendimi i Gjykates se Padoves i dhene vitin e kaluar.

R.Caushaj

Shqiperia pret ekstradimin e Aldo Bares

Aldo Bare (Alfred Shkurti), i cilesuar si kreu i "Bandes se Lushnjes", eshte nje nga personat me te shumekerkuar qe pritet te ekstradohet ne vendin tone, pas arrestimit ne vitin 2006 ne Izmir te Turqise. I arrestuar per akuzen e "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike" pas kembenguljes se drejtesise italiane, Bare pritet qe te rikthehet ne vendin tone, ku akuzohet per drejtim te organizates.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›