E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtaret e Mbrojtjes mohojne akuzat

Redinalda Caushaj

Skandali i licencave te leshuara nga Ministria e Mbrojtjes per importin dhe shperndarjen e lendeve plasese perfundon ne Gjykaten e Tiranes. Nje nga kater te akuzuarit e arrestuar me urdher te prokurorise lirohet dhe do te qendroje ne "arrest shtepie", ndersa per dy zyrtaret dhe administratorin e "Geoconsult", u la masa paraprake e vendosur para ndalimit nga gjykata, "arrest me burg", per veprat penale "shperdorim detyre" e "korrupsion pasiv e aktiv ne sektorin privat e shteteror". Seanca eshte zhvilluar mesditen e djeshme ne kushte te larta sigurie dhe ka zgjatur dy ore. Shkelzen Madani, drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Kadri Suli, komandant i brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, me grade kolonel, dhe Ferdinand Hodo, administrator i shoqerise "Geoconsult" sh.p.k, do te qendrojne ne burg deri ne perfundim te hetimeve. Nderkohe qe per Aurela Coten, perfaqesuese e "Nitromak Albania", Gjykata e Tiranes ka caktuar masen e sigurise "arrest shtepie", kerkese kjo e bere nga ana e prokurorit te ceshtjes Gentian Osmani, pasi e dyshuara nuk eshte e perfshire ne ate mase ne skandal sa tre te pandehurit e tjere.

Ka qene ora 12:00 e dites se djeshme, kur kater te pandehurit jane sjelle me furgonin e Drejtorise se Policise Tirane, nga hyrja e pasme e Gjykates se Tiranes, ku edhe do te perballeshin me akuzat e prokurorise. Prokurori i ceshtjes, Gentian Osmani, i ka kerkuar gjykates vleresimin e mases se sigurise "arrest me burg", per te pandehurit Hodo, Suli dhe Madani, si dhe caktimin e mases se sigurise "arrest shtepie" per te pandehuren Cota. Sipas perfaqesuesit te akuzes, te dyshuarit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane abuzuar me dhenien e licencave, duke vonuar shume subjekte per arsye te ryshfeteve qe duhet te merrnin ne rinovimin apo ne dhenien e tyre. Nderkohe qe akuzat e ngritura nga ana e prokurorit Osmani jane mohuar nga kater te pandehurit. Dy nga avokatet e te akuzuarve, Shega Ligori dhe Arian Salati, jane shprehur se, "klientet nuk kane lidhje me akuzat qe ben prokuroria dhe se nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore". Por gjykatesja Anila Kristani mori parasysh kerkesen e akuzes, duke lene ne qeli tre prej tyre dhe liruar 32- vjecaren e ndaluar.

Kater te ndaluarit, njeri prej te cileve me grade kolonel, dyshohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane kryer veprime korruptive ne procesin e dhenies se lejeve qe akordon Ministria e Mbrojtjes, ne fushen e menaxhimit te mallrave ushtarake, madje kundrejt nje shume prej 2 mije euro per cdo rinovim. Mesohet se Shkelzen Madani dhe kolonel Kadri Suli, moren kete mase sigurie per vepren penale te "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike". Ndaj kolonel Sulit eshte ngritur dhe akuza per "shperdorim detyre". Ndersa, dy civilet Aurela Cota dhe Ferdinand Hodo, akuzohen per vepren penale te "korrupsionit aktiv te personit qe ushtron funksione publike" dhe "ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike".

Edhe "Bechtel" u ankua per eksplozivin e rruges

Hetimi per kater te akuzuarit e dosjes se koduar "Nitromak" kishte filluar ne janar te ketij viti nga seksioni i Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes. Denoncimi ishte bere nga nje firme guroreje, pronarit te se ciles i ishte kerkuar ryshfet per licencen e perdorimit te eksplozivit. Por ankese ka pasur edhe nga firma amerikane "Bechtel" qe nderton rrugen Durres-Kukes, pasi malli nuk kishte cilesi apo se ne inventar kishte dale sasi manget. Gjate pergjimeve te kryera eshte zbuluar skema e pagesave dhe perzgjedhja e firmave per licenca apo rinovime.

Te arrestuarit dhe akuzat

Kadri Suli, "korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike", "shperdorim detyre", masa "arrest me burg"

Shkelzen Madani, "korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike", masa "arrest me burg"

Ferdinand Hodo, "korrupsionit aktiv te personit qe ushtron funksione publike", "ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike", masa "arrest me burg"

Aurela Cota, "korrupsionit aktiv te personit qe ushtron funksione publike", masa "arrest shtepie"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›