Apeli jep 1 vit burg për kreun e “OMONIA”-s në Korçë
11/01/2012 Liri me kusht për dy punëtorët: Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi
Korçë- Tmerri me eshtrat e varrezës së Boboshticës, të cilat u nxorën nga varret dhe u shpërndanë mbi sipërfaqen e tokës sikur të ishin eshtra kafshësh, u konvertua me 1 vit burg për kreun e “OMONIA”-s në Korçë, Naum Dishon, i cili vijon të mbetet autori kryesor i këtij akti çnjerëzor, dhe liri me kusht për dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi, të cilët nën kujdesin e Dishos kryen punime mbi varret e vjetra të fshatit Boboshticë, duke dhunuar shenjtërinë e të vdekurve. Ky ishte vendimi që dha ditën e martë Gjykata e Apelit në Korçë për tre autorët e dhunimit të varreve, sepse këta të fundit dëshironin të krijonin një rrugë të betonuar, pasi “grekëve u bëheshin këmbët me baltë”, kur ata të vinin për të nderuar kujtimin e 1 apo 3 ushtarëve të rënë gjatë Luftës Italo- Greke, por që sot e kësaj dite eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë në kohën e luftës nuk ndodhen më në këtë varrezë. Megjithatë, për autorët e dhunimit të varreve e rëndësishme ishte ngritja e rrugës dhe jo varret mbi të cilën do të kalonte kjo rrugë. Gjithsesi, kreut të “OMONIA”-s dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, u mbetet një muaj afat për të kërkuar apelimin e këtij vendimi në Gjykatën e Lartë. Si në vendimin e dhënë nga gjykata e rrethit gjyqësor Korçë në qershor të vitit 2011, ashtu edhe në vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit ditën e martë (10.01.2012), ku në këtë seancë gjyqësore ishte i pranishëm dhe zëvendëskonsulli i konsullatës greke në Korçë, kreu i “OMONIA”-s nuk bëri gjë tjetër, veçse, si gjithnjë, u përpoq ta politizonte dhënien e vendimit të dënimit me burg në ngarkim të tij. Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Faktit, Disho do të shprehej se ai ishte përpjekur të realizonte diçka humane në nderim të grekëve të rënë gjatë luftës. Disho e lidhi dënimin e tij edhe me origjinën e tij vllaho-greke, për të cilën, siç u shpreh ai, ndihej krenar.
Vepror Hasani