Sistemi zgjedhor, Rama: Jam dakord ta ndryshojmë
11/01/2012 Kreu i PS-së thërret në takim krerët e Opozitës së Bashkuar
Partia Socialiste u justifikua tek aleatët e saj lidhur me kërkesën e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kështu, në takimin e parë për këtë vit krerët e Opozitës së Bashkuar u mblodhën në një drekë pune, ku diskutuan mbi pritshmëritë në zhvillimet politike. Burime pranë këtij takimi bënë me dije se kreu i PS-së, Edi Rama, ka garantuar krerët e majtë se PS-ja mbështet kërkesën për ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor. Por sipas tij kjo mbetet në vullnetin e mazhorancës qeverisëse për të bërë të mundur realizimin e një kërkesë të tillë. Ndërkohë përpos kësaj mbështetjeje kreu i PS-së ka kërkuar nga aleatët e tij që kjo kërkesë të mos kushtëzojë ecurinë e punimeve për hartimin e reformës së re zgjedhore. Në përfundim të këtij takimi koordinatori i Opozitës së Bashkuar, Preç Zogaj, bëri me dije se u diskutua për çështje të sistemit. “Opozita është për nevojën e një sistemi të korrektimit proporcional-kombëtar, por do të vazhdojë të kontribuojë që kjo kërkesë të realizohet pa u bërë pengesë për realizimin e kërkesave të tjera. Opozita do të ngulmojë edhe për ndryshimin e sistemit, por kërkesat nuk janë kusht për të bllokuar procesin". Sipas tij, aleatët kanë dëgjuar fillimisht një raportim të deputetit Damian Gjiknuri në lidhje me ecurinë e reformës zgjedhore. “U ra dakord nga të gjitha partitë e koalicionit për një reformë zgjedhore që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme në të gjitha elementet e saj. Duke filluar me garantimin e ‘një qytetar një votë’, me numërimin elektronik , rindërtimin e KQZ-së dhe një administrim krejtësisht të ri të zgjedhjeve në bazë edhe të rekomandimeve të OSBE–ODIHR-it”, - vuri në dukje Zogaj gjatë fjalës së tij. Ndërkohë, duke u ndalur te biseda mes drejtuesve të partive opozitare, Zogaj vlerësoi se “është rënë dakord që në programin e PS-së të integrohen edhe pjesë të programit të partive aleate, si çështja e pronës apo ndërtimi i një modeli ekonomik me orientim prodhues”. Në takim ishin të pranishëm Rama, Gjinushi, Ngjela, Koçi, Milo, Ndoka, sekretari i koalicionit Ndre Legisi si dhe koordinatori Zogaj. Në këtë drekë pune nuk mori pjesë kreu i PBDNJ-së” Vangjel Dule.