E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli korrigjon Disiplinorin, Abilio falet me 2 ndeshje

Komisioni i Apelit i mbledhur sot, ka vendosur t’ua ulë me nga 2 ndeshje pezullimin futbollistit brazilian të Dajtit, Abilio dhe atij te Burrelit, Lleshaj, pas grushteve që ndanë këta të fundit dy jave me pare, në ndeshjen Burreli-Dajti 0-0. Disiplinori i kishte dënuar më parë dy futbollistet me nga 5 ndeshje.

Një gjë nuk po kuptohet nga organizmat e “pavarura” të FSHF-së.  Si ka mundësi që ish-sulmuesi popullor i Partizanit të dënohej më parë nga i “ashpri” Disiplonor me një numër kaq të madh ndeshjes (5) teksa i “mëshirshmi” Apel e ul në mënyrë në tre.

Ndoshta ankesa e presidentit të Dajtit, biznesmenit të njohur Naim Qarri “se kë kishte vrarë Abilio, që të dënohej pesë ndeshje” i ka bërë të kuptojnë në FSHF se “dora e rëndë” ndonjëherë edhe teprohet me të vegjlit, kur të mëdhenjtë shijnë e korrin pikë.

Gjithsesi, Apeli nuk është treguar i mëshirshëm me Apoloninë, duke mos e marrë parasysh animimin e fierakëve për heqjen e pezullimit të fushës së saj me dy ndeshje, teksa në takimin Apolonia-Flamurtari, anësori Denis Rexha u godit me një shishe plastike uji, duke rënë në tokë e pezulluar 6 minuta ndeshjen.

Vendimet e Apelit

1. Ankimimi i K.F Apolonia ndaj vendimit te Komisionit te Disiplines te dates
22.10.2008 pika 1, Komisioni vendosi te lere ne fuqi vendimin e K.D te dates
22.10.2008 pika 1.
2. Ankimimi i futbollistit Sajmir Lamnica te K.F Luftetarit ndaj vendimit te K.D te
dates 22.10.2008 pika 5, Komisioni vendosi te ndryshoje vendimin e K.D te dates
22.10.2008 pika 5 dhe ta denoje perfundimisht me 3 (tre) ndeshje pezullim dhe
gjobe 10.000 leke.
3. Ankimimi i futbollisit te K.F Dajti Neves Dos Reis Abilio ndaj vendimit te K.D te
dates 22.10.2008 pika 6.
4. Ankimimi I futbollistit te K.F Burrelit Erjon Lleshi te denuar nga K.D me date
22.10.2008 pika.
- Pasi u degjuan palet dhe dhane sqarimet ne lidhje me denimet e marra nga
Komisioni i Disiplines te dates 22.10.2008, Komisioni vendosi te ndryshoje
vendimin e K.D te dates 22.10.2008 pika 6, duke i denuar perfundimisht
futbollistet Neves Dos Reis Abilio dhe Erjon Lleshi me 3 (tre) ndeshje pezullim
dhe gjobe 10.000 leke.
Ky vendim eshte i formes se prere dhe hyn ne fuqi menjehere.

Shkrimi i botuar ne gazeten "Sport Ekspres"
“Pesë javë? Kë vrau Abilio?”
E pat deklaruar në një prononcim të tijin se po të vazhdohet me gjykime të tilla, e me episode dhune, që duket se nëpër stadiumet tona janë bërë të modës tashmë e nuk përbëjnë më ndonjë lajm, gara ka për të degjeneruar shumë shpejt madje.

Presidenti i skuadrës së Dajtit që në arenën sportive në kampionatin shqiptar të kategorisë së parë prej dy sezonesh sponsorizon skuadrën e Dajtit nuk i sheh të drejta vendimet e disiplionorit, por edhe federatës, që për hirë të së vërtetës ndaj skuadrës që ai sponsorizon janë treguar mjaft të “rreptë”.

Kamzalijtë e kanë ngritur zërin që në takimin e javës së parë luajtur në Korçë, ndërsa askush nuk i dëgjoi, madje edhe pse viktimë e pësuan kur lojtari i tyre u dënua ashpër. Ndërkohë duke kaluar pak edhe te tapeti i barit që duhet të kishte ardhur para dy muajsh në Kamzë, ndërkohë që punimet kanë përfunduar prej më shumë se dy muaj, askush nuk e ka vënë “ujin në zjarr”.

Madje flitet se tapetin e Dajtit e kanë cuar në stadiume të tjera që po rikonstruktohen. Vërtet absurde! Dhe së fundmi është Burreli, aty ku të shtunën e kaluar gjyqtari Breshanaj ka dhënë një të kuqe për Abilion në mënyrë krejt të padrejtë, që pa filluar mirë loja, ndërsa krahas kartonit të kuq, braziliani dhe kolegët e tij kanë provuar edhe shkelma e grushta.

Por jo vetëm kaq edhe në lojë janë dhunuar nga lojtarët vendas. Por edhe të tjerë lojtarë të kryeqytetasve janë ndëshkuar qëllimisht me të verdhë në formë presioni, që të mos luanin ndeshjet e ardhshme. Ndaj edhe presidenti Naim Qarri, që në këto dy vite ka investuar shumë për këtë skuadër në një prononcim për gazetën thotë:

“Bravo, Federatës sonë, kështu vihet drejtësia në vend, duke dënuar një brazilian që s’ka bërë asgjë pesë javë? Të rrihesh dhe të dënohesh pse të goditën, kjo më duket absurde. Megjithatë, ne do të apelojmë, sepse kemi të drejtë ta bëjmë. Mjaft më, Abilio nuk ka vrarë njeri që është dënuar pesë javë”, ka përfunduar Qarri.

Burimi: Gazeta Sport Ekspres
http://www.sportekspres.com/lajm.php?idt=9869

E Premte, 31 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›