Hanoveri i Lalës, nga Kupa UEFA te lufta për mbijetesë

Hanover 96 i Altin Lalës synonte të luante në Kupën UEFA, ndërsa tani i duhet të luftojë për të mbijetuar në Bundesligë. Mbrojtja e “96”-s ka pësuar 20 gola, duke qenë e dyta më e keqe në Ligën e parë gjermane. Hanover ndodhet në vendin e 10-të me 9 pikë pas 10 ndeshjesh.
Hanoveri pësoi një humbje 3-0 me Hertën e Berlinit në transfertë, ndërkohë që të shtunën do të luajë kundër Hamburgut në shtëpi.
“Mesfusha, - shkruan bild.de, - është tërësisht pa ide”. Edhe sulmi nuk është për t’u lavdëruar. Te Hanover duket nuk ekziston më një hieraki lojtarësh.
Kapiteni Robert Enke, Mikael Tarnat dhe Valerien Ismael janë të dëmtuar. Altin Lala në shumicën e rasteve është shndërruar në një zëvendësues (8 ndeshje, vetëm 3 herë nga fillimi, 1 karton i verdhë). Statistikat totale në Gjermani për Lalën: 10 gola (1 gol në Bundesliga 1 në 157 ndeshje; 9 gola në Bundesliga 2 në 115 ndeshje)
Por çfarë po ndodh te Hanoveri? “Kush mund ta bëjë këtë rol tani e tutje” , - pyet “Bild” trajnerin Diter Heking. Tekniku: “I gjithë ekipi mund ta bëjë”. Heking nuk ka ndërtuar një hieraki të qartë.
Brenda ekipit nuk ka qetësi. Baliç e mbajti dy herë shiritin e kapiteni, por Kerundolo protestoi pranë trajnerit. Kapiteni zyrtar Hanke ka kohë që mungon, ndërkohë që Zhabols Huzti dhe Jiri Shtajner nuk shkojnë shumë me njëri-tjetrin.
Para se të fillonte sezoni trajneri Heking dëshironte të blinte lojtarë që t’i përshtateshin sistemit 4-4-2, por deri tani Hanover po luan më shumë me sistemin 4-3-2-1.
“Bild” shkruan në mënyrë cinike. “Blerje të këqija. Vetëm Florian Fromlovic ka bindur. Shlaudraf, Forsel, Ismael e Mario Egiman deri tani ka dëshmuar se janë dështime të shtrenjta”.
E Premte, 31 Tetor 2008