Palermo – Kievo, por dhe Ujkani - Bogdani

Ka një sfidë në distancë brenda familjes shqiptare në Palermo-Kievo. Ujkani-Bogdani është sfida “shqiptare” e së dielës në javën e 10-të Serisë A. Portieri kosovar i Kombëtares U-21 (i thirrur edhe me atë A për ndeshjet me Hungarinë e Portugalinë) është në stolin e rezervave, ndërkohë që “Er-Bomber”, golashënuesi i pestë më i mirë i Shqipërisë, do të formojë dyshen e sulmit së bashku me Pelisierin.
“Trajneri i Kievos, Bepe Iakini do t’i besojë njëherë dyshes së ‘rëndë’ të sulmit Bogdani-Pelisieri, të cilët mund të vënë në vështirësi mbrojtjen shumë të fortë fizikisht të Palermos”, shkruanin mediat italiane.
Bogdani bëri një paraqitje të pëlqyeshme në humbjen 1-2 të Kievos me Lacion një javë më parë (goditi shtyllën) dhe është në kërkim të golit të parë sezonal.
Kievo pas nëntë javësh në Serinë A ndodhet në zonën e rënies nga kategoria (e parafundit me 6 pikë), ndërkohë që kundërshtari siçilian renditet në vendin 11-të me 13 pikë.
E Shtune, 01 Nentor 2008