E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli kthen "dy kullat" tek Gjykata e Rrethit

Tirane - Gjykata e Apelit Tirane i jep te drejten sheikut arab Yassin Kadi qe te vazhdoje procesin gjyqesor ndaj Ministrise se Financave mbi sekuestrimin e Kullave Binjake. Gjykata e Faktit kishte rrezuar kerkesen e paditesit, duke vleresuar se avokatja nuk perfaqesohej me nje prokure, qe duhet ta terhiqte ne ambasaden shqiptare ne Arabine Saudite. Por, pas apelimit, biznesmeni i huaj ka fituar te drejten qe gjyqi te vazhdoje deri ne fund. Per kete, Gjykata e Apelit "urdheron" Gjykaten e Tiranes qe te vazhdoje gjykimin e nisur me pare. Yassin Kadi nepermjet nje padie te depozituar ne dem te Ministrise se Financave kerkon qe kjo e fundit te ndryshoje aktin administrativ per ngrirjen e pasurise se paluajtshme, godinat e dy kullave prane Kryeministrise. Gjyqtarja Akelina Gazidede, qe po gjykonte kete ceshtje disa dite me pare, vendosi qe ta pushoje, pasi mbrojtja nuk e ka pasur prokuren te firmosur ne ambasaden shqiptare ne Arabine Saudite, kjo duke papasur parasysh qe Kadi eshte ne person i huaj qe gjykohet ne vendin tone. Vendimi javen e kaluar eshte pasuar dje me rihedhjen e shortit qe i ra perseri gjyqtares Akelina Gazidede.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›