Korrupsion me tokat, pranga ish-kryekomunarit
Gezim Ashimi
Abuzimi me pronat zbret ne komunen Dardhas, aty ku shume njerez lakmojne trojet turistike. Denoncimi i banoreve per zaptimin e zonave te njohura dhe te frekuentuara nga vizitoret, con ne pranga nje ish-kryekomunar ne rrethin e Pogradecit. Ditor Fraholli, 37 vjec, ish-kreu i komunes Dardhas deri ne vitin 2007, perfaqesues i PS-se, eshte arrestuar mbremjen e djeshme me akuzen e korrupsionit pasiv. Burime zyrtare te policise vendore konfirmuan lajmin per gazeten "KJ" dhe thane se prej te pakten dy muajsh kishin nisur hetimet dhe verifikimin e dokumentacioneve te pronesise. Behet fjale per siperfaqe toke ne komune, qe u jane dhene personave te tjere me firmen e Frahollit, ndersa kishte dhe pronare te tjere pretendues te truallit.
Aksioni eshte organizuar rreth ores 19:00 ne qytetin e Pogradecit, ku policia kishte ngritur nje postbllok per kete qellim, pasi ish-zyrtari ishte vene ne ndjekje prej kohesh. Agjente te antikrimit ekonomik ne Drejtorine e Policise Korce dhe policia e komisariatit te Pogradecit, kane qene prej disa muajsh ne ndjekje te ish-kryetarit te komunes, duke e hetuar veprimtarine e tij per korrupsion. Burime te policise thane se disa muaj me pare kane marre denoncime se ish-kryetari i komunes ka ndare toka dhe ka bere pronare te tyre persona qe nuk kishin te drejte t'i perfitonin. Siperfaqet me te cilat dyshohet se eshte abuzuar shkojne ne disa dynym dhe ceshtja eshte ende nen hetim.
Nga abuzimet e kryera dyshohet ish-kryekomunari ka siguruar te ardhura personale, por nderkaq ka provokuar edhe pakenaqesine e njerezve qe e zgjodhen kryetar komune. Eshte dashur largimi nga detyra i Ditor Frahollit gjate zgjedhjeve lokale te 17 shkurtit 2007, qe te nisin denoncimet ndaj tij dhe policia te fillonte hetimet me verifikimin e dokumentacionit ne ndarjen e tokave te komunes Dardhas. Nga hetimet e policise jane konstatuar shkelje dhe abuzime per qellime fitimi ne ndarjen e tokave te kesaj komune dhe eshte vendosur arrestimi ne flagrance i ish-kryetarit te komunes Dardhas me akuzen e "korrupsionit pasiv".
I arrestuar:
Ditor Fraholli, 37 vjec
Ish-kryetar i komunes Dardhas, 2003-2007
Rrethi Pogradec
Akuza:
"Korrupsion pasiv"