Apeli kthen vendimin e Gjykatës së Tiranës për Shalsin, i paditur nga Albana Vokshi për shpifje

Eduart Shalsi
Gjykata e Apelit ka kthyer për rishqyrtim vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili dënonte me gjobë deputetin socialist, Eduart Shalsi. Shalsi ishte paditur nga deputetja demokrate, Albana Vokshi.
Sipas arsyetimit të Gjykatës së Apelit, rishqyrtimi i vendimit vjen për shkak të shkeljeve prodedurale të konstatuara.
Gjykata e Tiranës vendosi në korrik të 2011 që Shalsi të dëmshpërblente Vokshin me 1 milion lekë të vjetra.
Albana Vokshi ka paditur për shpifje disa deputetë të PS, të cilët akuzuan deputeten Vokshi për të ardhurat e padeklaruara, të përfituara nga bashkëjetuesi i saj, Arian Tartari, për koncesionin e naftës, dhënë kompanisë “Stream Oil” dhe si një nga aksionerët e kompanisë “Vision Construction”.
Gjykata ka dënuar me gjobë edhe deputetet Ermonela Felaj, Erion Braçe, Artan Gaçi, Saimir Tahiri. / G.N.