Arvizu takon Ramën: Mandati i PS, sipas ligjit
TIRANE- Zgjidhje sipas ligjit per mandatin e PS-se ne Parlament ka sugjeruar ambasadori i SHBA-se, ne vendin tone, Aleksander Arvizu.
Pas takimit me kreun e socialisteve, Edi Rama, qe zgjati rreth nje ore, Arvizu ka bere me dije per mediat se eshte diskutuar per reformen zgjedhore dhe mandatin e Seserit dhe nuk eshte folur per ceshtjen e presidentit.
Duke folur per rendesine e reformes zgjedhore, Arvizu ka deklaruar se fundi i prillit eshte afati i fundit qe palet te binin dakord per finalizimin e saj sipas standardeve.
“Jam i vetëdijshëm për cështjen e mandatit, por duhet të bisedoj me më shumë njerëz për implikimet dhe për të kuptuar më mirë se cfarë thotë ligji. Them se duhet t’i kthehemi ligjit e kuptoj që kreu i bashkisë së Fushë Krujës është i dyti në listë, e kuptoj që ai ka shprehur gatishmërinë për të mos dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk kam një ide të qartë, shpresoj të jetë në përputhje me ligjin. Këto hapësira nuk janë të mira, të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje për ti mbushur ato sipas ligjit”- tha Arvizu, per debatin e mandatit te PS-se.