E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet 8.9 ballë në Indonezi, alarm për cunami

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë, duke lëshuar menjëherë alarmin për cunami. Tërmeti me magnitudë 8.9 ballë e shkallës Rihter goditi provincën veriore Aceh.

Qendra për Paralajmërimet e Cunamit në Paqësor njoftoi se nuk ka ende informacion nëse nga tërmeti mund të jetë aktivizuar ndonjë cunam, por këshilloi të merren masat e nevojshme.

Rajoni në fjalë është një zonë që goditet rregullisht nga tërmetet. Cunami i vitit 2004 në këtë zonë shkaktoi 170mijë viktima.

Qendra për paralajmërimin e cunameve tha se tërmetet e një magnitude të tillë kanë potencialin për të gjeneruar cuname shkatërruese që mund të prekin brigjet e Oqeanit Indian. Lëkundjet janë ndier edhe në Singapor, Tailandë dhe Indi.

Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme nga tërmeti.   / Gazmira Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›