E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandati i Seserit, mblidhet Këshilli i Mandateve

Këshilli i Mandateve dhe imuniteteve mblidhet sot në orën 12:00 për të marrë një vendim në lidhje me zëvendësimin e mandatit të deputetes së PS-së Rudina Seseri.
Ndërsa mazhoranca ka dërguar në Kuvend raportin për mandatin e deputetes Seseri, opozita ende nuk e ka dërguar raportin e saj në Kuvend.
 

Maxhoranca dhe opozita janë përfshirë në një debat të fortë politik me akuza dhe kundërakuza. PS ka akuzuar vazhdimisht maxhorancën se po kërkon ti marrë mandatin e deputetit, gjë që është hedhur poshtë nga mazhoranca.
 

Mazhoranca ka deklaruar më herët se do ta dërgojë për interpretim këtë mandat në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim i demokratëve vjen nga refuzimi i Gjon Bardhit, për të zëvendësuar Seserin, pasi ai vetë ka zgjedhur të mbajë detyrën e kryebashkiakut të Fushë Krujës.

Mbi bazën e kësaj deklarate, PS-ja kërkoi në mbledhje se mandati duhej t`i jepet Edison Konomit, personit që është pas Bardhit në listën e deputetëve. Por PD-ja e ka kontestuar një kërkesë të tillë, duke theksuar se Bardhi mban një mandat të paligjshëm dhe se kjo zgjidhet duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të japë interpretimin për vlefshmërinë e mandatit.

Rudina Seseri vendosi të dorëzojë mandatin e deputetes më 16 dhjetor dhe sipas ligjit zgjedhor, i takonte emrit pasardhës në listën e PS-së për qarkun e Durrësit të merrte mandatin e saj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›